Aktualitet i ditësDiaspora DibraneHistori dhe TregimeThenje dhe aforizmaTurizëmVisit Diber

Mendja rri në krye e jo në lesh.

Mendja rri në krye e jo në lesh.

Një plak i zgjuar shumë na kishte një djalë të vetëm i cili si fëmijë edhe tashmë që ishte rritur e martuar nuk ia thoshte përasgjë. Pasi u martua la dhe mjekër, një mjekër të madhe, të zezë e të dendur sa kur e shikonte dikush nga ata që nuk e njihnin do ta pandehnin për ndonjë dervish, vetmë çallma i mungonte në kokë.
Një natë baba e mori me vete në një konak ku kishte shumë mysafir. Në dhomë babës së djalit i dhanë vendin që i takonte e djali u ul poshtë tek dera. Hapte e mbyllte derën kush futej e dilte nga dhoma.
Miku i ri nga që nuk e njihte djalin se kush ishte por më shumë i bëri përshtypje mjekra që mbante i drejtohet të zotit të shtëpisë:
-Desha të na i thotë ndonjë fjalë ai djali me mjekër se siç duket është edhe i zgjuar.
Babai i djalit që ishte në konak iu drejtua mikut:
-Faleminderit që e respekton djalin me mjekër por lum miku mendja rri në krye e jo në lesh.

Autor Shaqir Skara

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: