Diaspora DibranePersonalitetePeshkopi

Meriton Klloboçishta rrëmben çmimin!

“The Best Barber Shop 2019” në New York

Share

Meriton Klloboçishta është një nga ata shqiptarë që po rrëmben sukses dhe trofe në Amerikën e largët. Ka mbaruar studimet e larta në degën Anglisht në Universitetin e Tetovës. Gjithmonë ka qenë i apasionuar pas stilimeve të flokëve dhe dukjes së jashtme të një personi.

Në kohën kur jetonte në Dibër të Madhe ai ka punuar si berber, ka patur një biznes të tijin ku edhe ushtronte pasionin. Hapja e këtij biznesi nuk është mjaftuar vetëm me pasionin që ka. Meritoni ka kryer edhe shkollën e lartë për parukeri dhe estetikë në Tiranë, ku edhe spikati si një student i shkëlqyer. Për BusinessMa.al ai thotë se të dukesh bukur është një art më vete. Ndërsa ideja për të investuar në një biznes të tillë, për të është sakrificë dhe kënaqësi në të njëjtën kohë.

Viti 2011 e gjeti në Amerikë, në një vend të zhvilluar dhe me një konkurrencë të fortë. “Mendoj se kjo është periudha kur zoti bëri një mrekulli me mua”, thotë ai. Edhe pse në një treg ku konkurrenca ishte e fortë, ai punoi fort dhe falë talentit e pasionit për punën, arriti të krijojë një emër dhe të ketë një klientelë, që i beson fort.

Empire Barbershop quhet biznesi i tij në Amerikë, me të cilin Meritoni ditët e fundit fitoi edhe një çmim. Në një event gala në SHBA, ku mblidenh bashkë më shumë se 10 mijë parukierë, estetistë dhe makeup artist, nga Amerkika dhe nga Londra, Meritoni arriti të dominonte me talentin e tij, ku u vlerësua në 10 më të mirët. Në këtë event Meritoni nuk aplikoi për t’u regjistruar. Ai u ftua nga organizatorët.

Lexo: Ja cilët janë shqiptarët që studiuan në Shqipëri dhe Kosovë dhe po korrin sukses nëpër botë

Padyshim që është një arritje shumë e madhe për të, pasi ky çmim i konfirmoi edhe një here atij, se nëse ti vlen dhe ke një talent nuk ke arsye përse të mos dominosh në një treg botëror. Për Meritonin ‘malli i shtëpisë nuk del në pazar’(qesh), që nënkupton se për të nuk është e rëndësishme se çfarë shifre monetare fiton në kompeticione. E rëndësisme për të është që ai ka një klientelë që i beson fort atij dhe potencialit të tij.

“Nuk mund ta mohoj që jam i privilegjuar që mora pjesë, por më shumë i privilegjuar jam që mora një çmim, i cili do të ndikojë edhe më shumë në suksesin e karrierës time”.

Empire Barbershop ka një staf prej 5 personash, të cilët punojnë me përkushtim për të përmbushur dëshirat e klientit. Në të ardhmen ai synon që të mbajë një Tour Master Class në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë, ku të gjithë të apasionuarit pas një pamje të jashtme perfekte të marrin leksione nga Meritoni.

“Me këmbëngulje dhe vullnet mund t’ia dalësh të bësh realitet ëndrrat e tua”, thotë ai për BusinessMag.al.

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button