Aktualitet i ditësArsim dhe KulturëPersonaliteteSocial kulturore

Mësuesja e parë femër në Qarkun e Dibrës..

Ne kujtim te Hava Hysni Hoxha(Shehu), 01.01.1935-10.10.2019.

Lindur dhe banuese ne qytetin e Peshkopise.

Mesuesja e pare vendase femer jo vetem e qytetit te Peshkopise,por edhe e rrethit Diber.

Filloi punen ne moshen 14 vjecare, duke patur nxenesit here me te vegjel,here ne moshen e prinderve te saj, ne daten 16.08.1949, dhe vazhdoi pa nderprerje deri ne vitin 1985 kur doli ne pension.

Nga viti 1951 e deri ne vitn 1955 ka ndjekur dhe perfunduar Shkollen e larte Pedagogjike ne sistemin e korespondences ne rrethet Tirane e Shkoder,dhe perfunduar me rezultate te shkelqyera,pa u shkeputur nga puna,per degen mesuesi ne ciklin e ulet.

Ne vitet 1956 e deri me 1960 ka punuar si kujdestare ne konviktin e shkolles Pedagogjike ne qytetin e Peshkopise, kryesisht punen me vajzat e para te shkolles qe po pergatiteshin  per jeten si mesueset e ardhshme te brezave, periudhe e cila ka qene shume e veshtire e delikate per shkak te mentalitetit dhe se vajzat nuk lejoheshin te leviznin lirisht jashte shtepise.

Pas perfundimit te kualifikimit , eksperiences se fituar dhe nivelit te larte te treguar ne pune, nga ana e drejtuesve te asrimit ne rreth u caktua mesuese ne klasat ushtrimore qe ishin nje hap perpara dhe nje eksperience e re per shkollen  ne ate periudhe kohe.Puna si arsimtare ne ate periudhe ka qene shume e veshtire per vete kushtet e kohes ,(behet fjale direkt pas periudhes se luftes).

Gjithashtu  kryhej nje pune kolosale jo vetem per ngritjen e shkollave te reja por edhe ne drejtim te zhdukjes se analfabetizmit per te gjitha moshat ku ne menyre te veçante puna me vajzat e shkolles per te ndryshuar mentalitetin e kohes.

Per punen e kryer  ne vitin 1956 eshte vleresuar nga ana e ish Presidiumit te Kuvendit Popullor me “ Medaljen e Punes “.Po per kete kontribut eshte vleresuar nga Ministria e Arsimit me distinktivin “ Mesonjes i Dalluar “, vleresime te cilat ishin fale kontributit te dhene  dhe perpjekejeve personale  ne kete periudhe te veshtire.

Ka vazhduar punen si mesuese ne klasat ushtrimore per rreth 25 vjet ne shkollen Pedagogjike e cila ka sherbyer si djepi i dijeve per pergatitjen e intelektualeve te ardhshem  per gjithe zonen e Veriut te Shqiperise .Niveli i kesaj shkolle fale punes gjithe pasion te stafit te mesuesve (por edhe kontributit te saj) ishte shembull per arsimin ne rrethin e Dibres.

Edhe ne kete aspekt ,duke vleresuar punen e saj  ne vitin 1970, nga ana e ish Kuvendit Popullor I  eshte akorduar medalja “ Naim Frasheri “.

Per gjithe kontributin e dhene nder  vite  ne fushen e arsimit per nje periudhe prej 36 vjetesh , si akt vleresimi me i larte ne pune , nga ana e ish Presidiumit te Kuvendit Popullor  ne vitin 1987 u  dekorua me Titullin e Larte  te “ MESUESE E MERITUAR “.

Ne vitin 2012 me nismen e Komisionit te Historianeve te rrethit Diber dhe propozim te Zyres se  A.K.R.S-se prane Bashkise Peshkopi iu dha titulli “ Qytetare Nderi” me motivacionin : Per merita te vecanta ne arsimin e edukimin e gjeneratave te reja me botekuptim shkencor dhe cilesi e virtyte qytetare.

Gezon respektin qytetar jo vetem te ish nxenesve te saj, por edhe te te gjithe kolegeve e bashkeqytetareve dhe jo vetem, fale punes pasionante dhe perkushtimit gjate gjithe viteve.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: