Lajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Meta propozon datën për zgjedhjet e pjesshme vendore, ja për kur bëhet fjalë

Ne nje prononcim per media Kreu i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla eshte shprehur se Meta i propozon socialistëve datën 6 mars  për zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Jemi ftuar nga presidenti sot për një takim konsultativ lidhur me vakancat prej shumë kohësh në shumë bashki të vendit. I thashë presidentit se ky institucion duhet ta kishte ushtruar këtë detyrim ligjor që në njoftimin më të parë për krijimin e vakancave duke filluar nga më e para e krijuar në gusht të vitit 2019 në bashkinë e Shkodrës. Respekti ndaj kushtetutës është detyrim nga të gjitha institucionet. Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar brenda afatit 45-ditor. Dhe për ne nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligjit dhe kushtetuta. Nga presidenti jemi informuar edhe me institucionet përgjegjëse për zhvillim. Presidenti mendon që zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën 6 Mars”, tha Balla./lajmifundit.al/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: