PërditshmëriPersonaliteteShqipëria

Mjeku dibran Selman Dumani, për herë të parë në Shqipëri, kryen ndërhyrjen e vështirë në valvulën e aortës

Një mjek i QSUT, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka bërë dje një ndërhyrje kirurgjikale që bëhet për herë të pare në Shqipëri. Bëhet fjalë për ndërhyrjen në valvulën e aortës së zemrës në të cilën është vendosur një protezë pa qepje.

Autori i kësaj ndërhyrjeje të rrallë dhe të vështirë është mjeku kardiokirurg Selman Dumani, me ndihmën e ekpitit të QSUT. Operacioni i suksesshëm është kryer në zemrën e një 77-vjeçari R.B i cili raportohet në gjendje të mirë shëndetësore, sipas burimeve nga QSUT.

Ndërhyrjet kirurgjikale të valvulës së aortës zënë vendin e dytë përsa i përket ndërhyrjeve që kryhen në QSUT. /politiko.al/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: