PërditshmëriPolitikëShqipëria

“Mor të q… robt, more zagar”/ Basha i nxjerr videon Ramës: Sharlatanët politik po hiqen si engjëj, je sadist si…

Share

Pas qëndrimit të Ramës, menjëherë fjalën për replikë e ka marrë kryedemokrati Lulzim Basha, e cili e akuzuar ashpër shefin e mazhorancës për akuzat dhe fjalorin banal që ka përdorur si kryeministër.

Ai i ka nxjerrë një video kur kryeministri bisedon me një qytetar në telefon dhe e shan me gjuhën banale atë. Basha e ka vendosur disa herë atë video që ta dëgjonin vetë deputetët.

“Sharlatanë politikë, kjo i jep mundësi sharlatanë politikë të dalin e të hiqen si engjëj, që kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të imagjinojë mendja njerëzore këtu në këtë sallë, përpara qytetarëve në fushata, në emisionet televizive dhe në komonukimet e drejtpërdrejta të qytetarëve, nuk e kam pasur me ato. E kam pasur me ato kriminelë që i ka pasur në krah, ku një pjesë janë nën dhe si pjsë e intgrave të tij, e kur ishte kryebashiak e kur kërciste dhe antitaku”, tha Basha.

Ndërsa bëri të ditur se kjo është bisedë në koën kur është kryeministër. “Ti je një sadist që torturon njerëzit, ska rëndësi në grupin parlamentar në zyrën tënde, në ministri, ti kënaqesh duke i vuajtuar njerëzit… Nën dyllin e nxehtë të qiriut kur ti nuk e torturon mirë. Si në çdo akt, të jetesës tënde, edhe këtu je kopjac, me përjashtim të vogël, je kopjac, je sadist politik, që e përdorte Enver Hoxha. Vjen e pin qetësues para se të vish në sallë. E ke nisur çirak ia ke kaluar çdo ustai, kjo është gjuha jote, ia ke kaluar çdo njeriu”, tha Basha.

Debati që dëgjohet në audio mes Rames dhe qytetarit:

Rama: Po ça vodha mo të …, mor maskara, mor zagar, çfarë vodha unë mor qen?

Qytetari: Që nga teatri

Rama: O rrugaç

Qytetari: Unë rrugaç apo ti që shan?

Rama: Flet me atë sheh në Francë mor maskara

Qytetari: Maskara je ti që vjedh

Një kafe nga ju!

Back to top button