AktualitetAktualitet i ditësShqipëria

Moti plot me surpriza gjatë fundjavës

Nëse keni planifikuar pushime në plazh këtë fundjavë, kemi një lajm të keq për ju. Moti gjatë fundjaës do të pësojë ndryshime drastike, duke sjellë rrebeshe shiu, sidomos të dielën.

Për abcneës.al, sinopktikania e MeteoAlb është shprehur se kryesisht gjatë së dielës nuk do mungojnë as stuhitë lokale të breshëri për shkak të temperaturave të larta që kemi pasur këto ditë.

“Kjo fundjavë do të jetë dinamike për sa i përket motit në vendin tonë. Pasi pjesa më e madhe e territorit, mbete me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Ndërsa reshje të pakta dhe të izoluar priten në zonat veriore dhe verilindore. Dhe shumë pak në zonat jug-lindore të vendit.

E diela do sjellë ndryshim të motit, jo vetëm në vlerat termike por edhe në kushtet atmosferike duke qenë se nga orët e para të mëngjesit presim vranësira të shpeshta të cilat gjatë mesditës dhe pasdites do të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë vendin tonë. Gjatë kësaj fundjave kryesisht gjatë së dielës nuk do mungojnë as stuhitë lokale të breshëri për shkak të temperaturave të larta që kemi pasur këto ditë. Për sa u përket temperaturave të ajrit ka pasur rënie gjatë mëngjesit të sotëm. Rënia vijon edhe gjatë mesditës. Dhe vlerat janë luhatur nga 14-37 gradë celcius. Fundjava sjellë rënie të ndjeshme të vlerave termike. Termometri do të ulet në 33 gradë celcius”, ka thënë sinoptikania.

Source link /albeu.com

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: