Arsim dhe KulturëGuida dhe guiderHistori dhe TregimeLOKALEVisit Diber

Muzeu i Kastriotëve, Dibër

Muzeu qe na jep madhështinë si dibran!

Share

              Muzeu i Kastriotëve
Themelet e këtij muzeu me rëndësi historike,janë hedhur me 16 tetor 1982 por u përurua në vitin 1985. Pikërisht në Sinë Të Poshtme ka patur qëndrën Kastriotët të cilët më vonë dolën në Kastriotin e sotëm. Kjo vepër u ndërtua në nder të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.Platforma dhe programi i muzeut  u pregatit nga studiuesi prof Kristo Frashëri, pranë Insitutit të Historisë,Tiranë, por nuk mund të harrojmë pa përmendur S.Pollo, H. Ndreu,A.Hoxha,H.Lala etj. Ky muze është me karakter historik, në të dy dhomat janë paraqitur dokumenta nga studiues të huaj dhe vendas. Në vitin 2018, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtarë të Skënderbeut, u bë dhe restaurimi i këtij muzeu nga Ministria e Kulturës.

 

Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468)

Ai personifikoi një epok të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij. Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe forcimin e vetdijes kombëtare. 

Numrin më të madh të betejave  i zhvilloi në Dibër, dhe nuk ishte një rastësi, pasi origjina e tij ishte nga Dibra.

Ai ishte një diplomat, strateg, ushtarak mjaft i zoti dhe e quajti veten si “Zot i Arbrit”.

Skenderbeu kishte mardhënie  të mira me shumë mbretëri , si: Venedikun,Napolit, Raguza etj.

Gjergj Kastrioti Skënderbe, heroi jonë kombëtare, njihet sot në të gjithë botën , si luftëtarë i madh që ndaloi ofensivën turke drejt Europës Perendimore.

 

Dhoma A
Në këtë ambjent janë të paraqitura dokumenta që flasin për familjen e Gjergj Kastriotit Skënderbe,rininë e tij. Janë gjithësej 6 stenda: 1)Dibra dhe Kastriotët   2)Gjon Kastrioti 3) Rinia e Skënderbeut 4)Skënderbeu në prag të kryengritjes së përgjithshme 5)Skënderbeu dhe kryengritja e përgjithshme 6)stenda me harta që nga Gjon Kastrioti deri tek Skënderbeu.  Dokumentat janë nga historianë të huaj dhe vendas.

Dhoma B

Në këtë dhomë paraqiten bëmat e Skënderbeut ,ngritja e shtetit të parë,si dhe Skënderbeu në fushën ndërkombëtare dhe vlerësimet pas vdekjes.Këtu kemi një vitrinë me shpata dhe 5 stenda me këto tematika: 1)Betejat e Skënderbeut në Dibër  2)Skënderbeu ,themeluesi i shtetit të parë shqiptarë 3)Betejat e Skënderbeut në Dibër 4)Politika e jashtme e Skënderbeut 5)Përjetësimi. Dokumentat janë nga historianët e huaj dhe vendas.

Ky muze që i është kushtuar heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbe, do të jetë një nga atraksionet më të rëndesishme në Dibrën tonë!

Mirësevini në Dibër,në Dibrën e Kastriotëve!

    Përgjegjësia e Muzeut Dibër

    Morena Ruçi

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button