Lajme nga DibraPersonalitete

Ndahet nga jeta Haki Kola, nje nga specialistet dhe shkencetaret dibran te pyjeve!

Qofsh banor i Xhennetit Haki Kola

Share

U PREFSH I QETË PROFESOR HAKI KOLA!

Pikëllim keqardhje ndjemë kur nga shoku i tij Dr. Ramazan Buci, morëm lajmin e zi, se ishte ndarë nga jeta Haki Kola, një kuadër, intelektual, shok e mik shumë i mirë dhe i dashur për këdo, që e njohu.
Vdekja e tij ishte e papritur, e parakohshme, pikerishte atehere, kur ai mund t’i jepte akoma me shume komunitetit e vendit te vet.
Miqësisht ju shprehim ngushëllimet familjes, bashkëshortes, vëllezërve Reshatit dhe Muharremit dhe xhaxha Lahimit, farefisit, miqve dhe kolegëve të tij, të gjithë të njohurve! Hakiu qoftë i xhenetit dhe i paharruar në mendjet dhe zemrat e të gjithë farefisit dhe të të njohurve !
Hakiu u lind më 12 tetor 1953, në një familje patriotike e intelektuale të Zerqanit. Babai i tij, Isai, ishte partizan dhe një kuadër me rëndësi e i njohur në rrethin e Dibrës. Xhaxhai i tij, Jashari, është Dëshmor i Atdheut. Xhaxhai tjetër Lahimi, një muzikant i instrumentist që dha kontribut në kulturën dibrane. Vëlla Reshati dhe vëlla Muharremi, që të dy intelektualë të spikatur dhe kuadro me reputacion.
Shkollën 8-vjeçare dhe gjimnazin i kreu në qytetin e Peshkopisë. Është diplomuar në Fakultetin e Pyjeve në vitin 1977. Ka punuar në Stacionin Bujqësor të Peshkopisë, ku kryesisht kontributi në studimet për sistemimin e tokave të pjerrëta të zëna me pemë frutore. Në vitin 1994, është angazhuar për një projekt pilot për pyjet komunale nga ish- Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave, i cili më vonë u pranua si komponent i projektit Shqiptar të Pyjeve të financuar nga Banka Botërore, duke ushtruar detyrën e Drejtorit të Njësisë së menaxhimit të projektit Shqiptar të Pyjeve. Në periudhën 1998-2004, Prof. Haki Kola ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Njësisë së menaxhimit të projektit Shqiptar të Pyjeve, projekt, i cili në vitin 2005, fitoi Medaljen e Artë, për rezultate të larta në angazhimin e komuniteteve në menaxhimin e pyjeve afër qendrave të banuara. Në vitin 2006, është angazhuar për 6 muaj si këshilltar në zbatim të një projekti pyjesh të BE, në Kosovë. Në periudhën 2009 -2012, ka punuar si udhëheqës i ekipit zbatues të projektit të SNV për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve private dhe atyre të decentralizuar në Kosovë. Nga viti 2012, ka ushtruar detyrën e drejtorit të CNVP, Kosovë. Nga viti 2017 e në vazhdim, është anëtar i stafit të CNVP Shqipëri, me qendër në Tiranë, ku punon si këshilltar për agro-pylltarinë dhe pyjet komunale. Ai ka drejtuar Federatën Kombëtare të Pyjeve e Kullotave komunale të Shqipërisë në periudhën 2006-2009.
Prof. Haki Kola ka disa botime në revista shkencore ndërkombëtare. Ka organizuar një simpozium të IUFRO në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë studiues nga Europa Lindore, Azia e Japonia. Që nga viti 2017 e në vazhdim është anëtar i Bordit për projektet e vogla për lehtësimet globale mjedisore (GEF Albania).
Ing.Haki Kola mban titullin Profesor në fushën e shkencave pyjore.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Huazuar nga Gazeta Dibra https://www.facebook.com/GazetaDibra/posts/3005094406220838

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button