Aktualitet i ditësShqipëria

Ndahet nga jeta i riu që vrau oficerin e Krimeve në Lezhë

Aldo Rama, 21-vjeçari që vrau oficerin e Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha, është ndarë nga jeta pas vetëplagosjes.

I riu qëlloi veten para se policia të arrinte ta arrestonte disa orë pas vrasjes së oficerit.

Ai ndodhej në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës.

Kujtojmë se, ditën e djeshme, Saimir Hoxha, 44 vjeç ishte nisur së bashku me 4 efektivë të tjerë në një operacion antikanabis, por fatkeqësisht ndërroi jetë në vend pas plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë S. H., në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Ndërkohë, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama.

Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.

Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: