Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPersonaliteteShqipëria

Ndahet nga jeta inxhinieri i njohur dibran, Hajri Sula

Share

Inxhinieri i mirënjohur i veprave hidrike Hajri Sula është ndarë sot nga jeta në moshën 67 vjecare.

Hajri Sula ishte në grupin e inxhinierëve më të mirë në Shqipëri, për veprat hidro-teknike.
Hajri Sula lindi në fshatin Trenë, dhe studioi në shkollën e mesme teknike në Tiranë ( ish Hari Fulxi) dhe më vonë u diplomua me rezultate të shkëlqyera si Inxhinier Hidroteknike në Universitetin Politeknik të Tiranës, në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Për shumë vite Hajriu kontribuoi në projektimin dhe zbatimin e veprave më të mëdha ujitëse në Ndërmarrjen e Bonifikimit në Peshkopi si inxhinier dhe drejtues. Pothuajse të gjitha rezervuaret ujëmbledhëse, kanalet vaditëse, pritat e lumejve dhe përrenjve, sistemet e pompimit në Dibër e Bulqizë, që nga Grama, Drini i Zi, Seta, Tërnova, Melani e vepra të tjera kanë firmën, mendjen dhe dorën e inxhinier Hajri Sulës. Inxhinieri ka kontribuar për shumë vite edhe si drejtues, projektues dhe zbatues i Ujësjellësit të Peshkopisë dhe ndërmarjes së Ujësjellësit.
Pas viteve 1990, Inxhinier Hajri Sula ka kontribuar në Institutin e Projektimit të Veprave Ujitëse në Tiranë duke projektuar shume vepra të mëdha ujitëse që nga Saranda, Berati, Korca, Fieri, Vlora, Lezha, Shkodra dhe gjithë Shqipëria duke qenë dhe një nga projektuesit më të mirë të programit të FAO dhe EU në Shqipëri, IFAD.
Edhe si Inxhinier në sektorin privat, Hajriu është autori i studimeve hidro-teknike të mbi 25 Hidrocentraleve të vegjël në Shqipëri. Deri në ditën e fundit të jetës së tij, Ai nuk u shkëput nga profesioni i Inxhinierit duke punuar për një kompani Gjermane në fushën e inxhinierisë hidrike për veprat ujitëse dhe bonifikuese.
Qoftë i lehtë dheu Inxhinier Hajri Sula.

Një kafe nga ju!

Back to top button