Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriShqipëria

Ndërpriten reshjet në Dibër, baypasi i Murrizit eshte i hapur, situata e vështirë në zonat e thella

Janë ndërprerë reshjet e borës në Qarkun e Dibrës. Në të gjithë territorin janë ulur ndjeshëm temperaturat dhe fryn erë e fortë. Si pasojë e ngricave dhe erës është vështirësuar situata, kryesisht në rrugët Rurale dhe në zonat e thella, ku trashësia e borës kalon 25 cm.

Rruga e Arbrit në  baypasin e Murrizit, që u bllokua nga policia ditën e djeshme dhe natën e mbrëmshme, është hapur sot në orët e para të mëngjesit pasi mjetet borëpastruese kanë hapur dhe kriposur rrugën.

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë për shkak të borës dhe akullit që është krijuar nga era. Kurse aksi Dibër Librazhd kalimi me zinxhirë.

Situata paraqitet më e vështirë është në zonat e thella, ku era sjell borën nga malet dhe bën të pakalueshme rrugët. Për shkak të erës së fortë ka pasur probleme dhe mungesë të energjisë një pjesë e qytetit të Peshkopisë, Njësitë Adminostrative Lurë, Selishtë, Kala e Dodës, Sllovë etj./lajmifundit.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: