Aktualitet dhe LajmeBotaDiaspora DibraneDonacione dhe KontributePërditshmëriPersonalitete

Ndihma bujare e shqiptarit vlerësohet me mirënjohen zyrtare të Këshillit të Bashkisë së Qytetit New York

Share

Nga Beqir SINA – New York

Dr. Hasan Ademaj, pronari i dyqanit të picave “Bella Pizza” në Bronx, u nderua me çertifikatën e Mirënjohjes, të Këshillit bashkiak të Qytetit të New York-ut, për shpërndarjen e ushqimit falas, banorve në nevojë, spitalit, dhe stacionit të policies e zjarrrfikësve, për rreth dyqanit të tij, gjatë pandemisë së Coronavirusit Covid-19

BRONX NYC : Në këto kohë krize nga pandemia Coronavirus COVID – 19, jo vetëm SHBA, por edhe bota po përjeton një moment tejet të vështirë dhe të paprecedentë. Ndërkohë, që ndihmat dhe aktet e mirësisë dhe bamirësisë – pra ato humanitare, në mbarë globin po i kthejnë optimizmin mes njerëzve, pikërisht atyre që tashmë duhet të përballen me realitetin e ri – ndihmat ushqimore per familjet në nevojë që janë kudo.

Dr Hasan Ademaj, pronari i dyqanit të picave “Bella Pizza” në Bronx, u nderua me çertifikatën e Mirënjohjes, për shpërndarjen e ushqimit falas, banorve në nevojë, spitalit, dhe stacionit të policies e zjarrrfikësve, në zonën për rreth dyqanit të tij, gjatë pandemisë, njē rast ky i cili nuk është i pari dhe as i vetmi, jo vetëm në New York, por shtetet për rreth NY, dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai dje u nderua nga Këshilli i Bashkisë së qytetit për punën e tij të vështirë për të ndihmuar të tjerët në nevojë,- bujarinë, zemër-gjerësinë, dhe kujdesin e treguar për qytetarët me motivacionin :

“Jemi të lumtur që ia paraqesim këtë Mirënjohje zyrtare të Këshillit bashkiak të Qytetit të New York-ut, Dr. Hassan Ademaj, i cili demonstron veprime të përditshme mirësie, dashurie dhe kujdesi për komunitetin, dhe mbarë njerëzimin. Ai jep ushqim falas, duke ndihmuar banorët e këtij qarku, që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të paguar atë ushqim. Ai, (Hasan Ademaj) më ndihmën bujare dhe shumë gjeste të tjera të dhënies, së ndihmave, mishëron atë ideal të trajtimit të të tjerëve ashtu siç do të dëshironim të trajtojmë veten dhe të dashurit tanë. Qyteti ynë i madh, është krenar që të japi këtë vlerësim për shërbim shembullor, si Hassan Ademaj, i cili tregon se ai është me të vërtetë një nga më të mirët. Jam krenar që njoh shërbimin e tij të nderuar dhe të lavdërueshëm. ” /Anëtari i Këshillit Fernando Cabrera/

Hassan Ademaj, është pronar i dyqanit “Bella Pizza” dyqan i njohur në këtë lagje që ndodhet në kryqëzimin Avenue e Tretë dhe Arthur Avenue, në Bronx – New York.

Në kulmin e pandemisë ai dhe vëllezërit e tij, që zotrojnë këtë biznes (family business), prej se kur qyteti u vendos nën masat e pandemisë, ndihmojë njerëzit në komunitetin e tij, përkatësisht ata që nuk kishin ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë.

Anëtari i Këshillit Fernando Cabrera, duke marrë në konsiderat ndihmën bujare e humane të Ademaj, nga thirrjet e qytetarve, i dha atij dhe punonjësve të tij, me këtë rast Cërtifikatën e Mirënjohjes, nderin e lartë të një vlerësimi të Këshillit të Bashkisë së Qytetit të New York-ut.

Ademaj ndërsa pranojë mirënjohjen e qytetit, tha se ishte një nder të marrë Certifikat Mirënjohjen e Këshillit të Bashkisë së Qytetit të New York, tha se : “Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën për komunitetin, veçanërisht me këtë kohë të vështirë.”
Në ceremoninë zyrtare mbajtur para kamerave të televizionve kryesore të qytetit , në dyqanin “Bella Pizza” në Bronx, Anëtari i Këshillit Fernando Cabrera, tha se ishin banorët e kësaj lagje , dhe përfaqësues të komunitetit të cilët kërkuan që pronari i “Bella Pizza” të njihej për veprat e tij të mira.

“Sot pata gëzimin e madh që i paraqita Hassan Ademaj një citim të Këshillit të Qytetit të New York-ut, ku mishërohet mirësia dhe bujaria e të cilit ndaj njerëzve në komunitetin e Bronxit. Gjesti i tij bëri që njerëzit të bënin kërkesë që ai të njihej zyrtarisht për kujdesin e tij që mund të frymëzojë edhe të tjerët,” tha Cabrera, duke shtuar se :” Hassan Ademaj, është një dritë e ndritshme, një fener shprese dhe dashurie në këto kohë sfiduese”.

“Bujaria, dhe zemërgjersia, është në traditën tonë Shqiptare, që të ndihmojmë njerëzit në kohë të vështira”, tha Adema

Gazetarët njujorkez, me këtë rast kujtuan se Ademaj u largua nga shtëpia e tij në Kosovë, pasi një nga vëllezërit e tij u vra gjatë luftës në 1998.

Ademaj i diplomuar në Tiranë, ishte një mjek para se të vinte në Amerikë, por ai nuk mund të praktikonte profesionin në SHBA, pa konvertimin dhe diplomën Amerikane të mjeksisë. Kështu, ai hapi një dyqan picash për të ndihmuar familjen e tij të fillonte një jetë të re, në fushën e biznesit, e cila rezultoi e sukseshme.

Ademaj, tha se kjo është e gjitha për të praktikuar mjekësinë më vonë. Ai tani po studion për të u ri-certifikuar si mjek në shtetin e New Yorkut.

Dr. Hasan Ademaj – është një nga vëllezërit e dëshmorit të Kosovës, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-së, Vezir “Alfred” Ademaj

25 Korrik 1998, është rënia heroike e dëshmorit të UÇK – ës, i rënë për lirinë e Kosovës – gjatë luftimeve të ashpëra- ku në atë ngjarje të paktën 7 shqiptarë ishin vrarë në Junik që nga fillimi i atyre luftimeve, të cilat nisën me luftën për çlirimin e Kosovës. Dëshmori Vezir Ademaj – i njohur në luftë me emrin “Alfredi”- në shenjë respekti dhe përkujtimi është nderuar dy vjet më parë me një Proklamatë e Këshillit Bashkiak të Qytetit të New Yorkut.
.
Kur goditi pandemia, SHBA, dhe qytetin e New Yorkut, kujtimet e luftës në Kosovë, u rishfaqën në çdo qënie të trupit të tij

Ngaqë Ademaj e dinte dhe e kishte përjetuar humbjen e njerëzve më të dashur, dhe se si ishte të humbje gjithçka, nuk donte që dikush tjetër ta kalonte atë, edhe në këtë kohë të vështirë për jetën e çdonjerit..kohën e pandemisë.

“Falas për spitalet. Falas për policinë, Falas për departamentet e zjarrfikësve, Falas për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë, ”tha ai.

Ata,(mjekët, policët, zjarrëfikësit) janë heronjët e vijës së pare, janë pikërisht ata që tregojnë shumë dashuri për komunitetin, shpresë dhe ndihmë për të gjithë ne.

Kështu që erdhi deri aty saqë Mirësia e Bujaria e Shqiptarit, tërhoqi vëmendjen e anëtarit të Këshillit të Qytetit Fernando Cabrera, i cili përfaqëson lagjen në Distriktin 14-tē të qyettit të Bronxit- New York, për të nderuar një shqiptar të dalluar në komunitetin tonë, në këtë kohë pandemie.

“Bella Pizza”, thane zyrtarët e qytetit nuk u mbyll asnjëherë gjatë pandemisë. Në vend të kësaj, dyqani punësoi më shumë anëtarë të stafit për të shpërndar picat që u dhuronin ata për rreth dyqanit të tyre.

“Ne ndihmojmë. Ne ndihemi mirë.Kur edhe njerëzit ndihen mirë! Kjo është gjëja më e rëndësishme, ”tha Ademaj.

Per portalin tone nga Beqir Sina 

 

Një kafe nga ju!

Back to top button