Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëriaSocial Kulturore

NË 2 DHE 3 PRILL NË PALLATIN E KULTURËS “HAKI STËRMILLI” PESHKOPI KOMEDIA E JASHTËZAKONSHME “KUR IKËN MACJA…”

Share

NË 2 DHE 3 PRILL NË PALLATIN E KULTURËS “HAKI STËRMILLI” PESHKOPI KOMEDIA E JASHTËZAKONSHME “KUR IKËN MACJA…” Komedia nga Teatri Shëtitës “Çajupi” shënoi premierën në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Nën regjinë e Kiço Londos, një komedi super suksesshme, “Kur ikën macja” e autorëve britanikë Johnnie Mortimer dhe Brian Cooke. Komploti i komedisë thuhet në material rreth veprës është i thjeshtë, por i rrezikshëm dhe rrjedh si breshëri e pandërprerë automatiku. Dy motra vendosin të shkojnë me pushime në Paris, ndërkohë që dy baxhanakët ftojnë në shtëpi dy kotele simpatike seksi. Pikërisht atëherë gjërat fillojnë të ndërlikohen. Për komedinë brilante të seksit “Kur ikën macja”, regjisori Londo ka zgjedhur një kast fantastik dhe për këtë ai është shumë i kënaqur. Në role janë Vin Bejleri, Andia Xhunga, Romir Zalla, Albana Koçaj, Ina Kollçaku dhe Rexhina Ibro. Vepra është përkthyer nga Artur Lena, skenografia Klea Mani, kostrumaografe Ersa Kana, as.regjisor Kristi Serani. Në materialin rreth shfaqjes bëhet me dije se komedia “Kur ikën macja”është premiera e parë e Teatrit Shëtitës për 2022. “Shanset janë që ajo të shfaqet ku dhe kur nuk e prisni. Gjithashtu rrjedha e ngjarjeve komike në këtë super komedi britanike, mund të marrë ritëm marramendës dhe argëtimi i audiencës të dalë jashtë kontrollit. I vetmi parashikim do të jenë të qeshurat breshëri, ndërsa shpalosen ngjarjet e komedisë marramendëse”, thuhet për komedinë. Një kast fantastik aktorësh Vin Bejleri-karizmatik në hapësirën e Teatrit Shëtitës “Çajupi”. Vin Bejleri do të interpretojë Xhorxhin nursëz, një bashkëshort nën diktatin e gruas. Krejt padashje ai përzihet në një situatë, me dy kotele seksi, nga e cila nuk shqitet dot. Kjo sjell ilaritet. Një mbyllje befasuese vjen pas spërdredhjeve e kthesave të shumta të kësaj shfaqje të shfrenuar, komike, energjike, që pritet të krijoj mbrëmje zbavitëse. “Kur ikin macet” do të jetë një “shfaqje-rrëmujë” e gëzueshme. Mes këtij ritmi jo të zakonshëm do të shihni një Andia Xhunga, në rolin e gruas që ka vuajtur një kohë të gjatë dhe përgjërohet për pak ëmbëlsi nga i shoqi. Ajo dominon skenën dhe për ta mbajtur të shoqin në tutelë, ka një poçe, ku ai është i detyruar të hedhë para për dënim sa herë flet në mënyrë të pahijshme. Në rolin e burrit të varur nga seksi interpreton aktori elegant Romir Zalla, personazhit të të cilit i duhet të kalojë një sfidë duke rënë në kurthin e gjallë të provokimit me motrën e gruas, por duke mos harruar as sekretaren super seksi. Albana Koçaj ka marrë përsipër gruan pasanike të burrit të varur nga seksi. Në komedi do të shohim një Albanë të mrekullueshme dhe mahnitëse në rol. Në rolin e sekretares kotele, super seksi, të pirë dhe histerike, është zgjedhur aktorja Rexhina Ibro, të cilën Londo e ka fort për zemër dhe pret që ajo të jetë mbresëlënëse. Në rol Ina Kollçaku-kotelja që do të luajë, por dhe të vrasë veten. Ina Kollçaku që është përfshirë në këtë grup me mirësjellje, optimizëm dhe një dozë pozitiviteti të habitshëm, ka marrë përsipër me guxim një nga kotelet e lojës së maçokut kur ikën macja. “Kur ikën macja” u shfaq premierë në 1977 në The Pier Theatre në Bournemouth- Angli, dhe ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në gjithë botë. Suksesi i arritur bënë që komedia marramëndëse të jetë në Peshkopi në datat 2 dhe 3 prill.

Pronotoni bileten ne numrin 0694820625

Një kafe nga ju!

Back to top button