AktualitetAktualitet i ditësLajme nga DibraRajoni

Në Dibër të Madhe viktima e nëntë nga koronavirusi

Sipas portalit  lajmpress.org,  betejën me koronavirusin e rri në 24 orët e fundit e humbi edhe një person nga Dibra. Bëhet fjalë për një pacient 63-vjeçar i cili është mjekuar në spital, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga fillimi i pandemisë është rritur në nëntë persona, katër në fazën e parë dhe pesë në fazën e dytë të sëmundjes.

“Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar të sapoinfektuar, ndërsa as persona të shëruar. Aktivë për sëmundjen janë 73 persona, përqindja më e madhe me formë më të lehtë të sëmundjes dhe mjekohen në kushte shtëpi, një pjesë
mjekohen në ambulanca në Spitalin e përgjithshëm në Dibër, ndërsa vetëm disa në institucionet shëndetësore në Shkup”
, konfirmoi për MIA-n, kryetari i Komunës, Hekuran Duka, i cili e udhëhoqi edhe Shtabin komunal operativ Nga fillimi i pandemisë deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve është 237 ndërsa prej tyre 186 në fazën e dytë. Prej tyre në listën e të shërruarve janë futur 155 persona.
Numri i atyre që nuk i respektojnë rekomandimet edhe më tej është i madh. Sipas statistikës së policisë në 24 orët e fundit janë dhënë tetë urdhëresa për shkelje për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse, ose rreth 140 në këtë muaj./MIA

Huazuar nga https://lajmpress.org/

 

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: