Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPersonalitetePeshkopiShqipëria

Në mbrojtje të Drinit të Zi, qindra qytetarë në protestë kundër ndërtimit të HEC-it

Share

Protesta u zhvillua në bulevardin Elez Isufi, ku thirrjeve të shoqatës kundër ndërtimit të Skavicës, iu bashkuan intelektualë, drejtues të shoqatave të tjera dhe qindra qytetarë. Ato firmosën edhe një peticion që do ti dërgohet Qeverisë dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë.

 

Me pankarta në duar qytetarët protestuan për rreth në orë, ku shpalosën argumentet e tyre pse janë kundër këtij HEC-i që mbyt përgjithmonë, 32 fshatra, me rreth 12 mijë banorë dhe më shumë se 13 mijë hektarë tokë.

Kryetari i shoqatës për Mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi, Nazmi Drizi thotë se nuk pranohet një vepër që do të mbysë Dibrën.

Fjalën e morën edhe të tjerë intelektualë, historianë, ekspertë mjedisi të cilët theksuan problematikat që shkakton një rezervuar kaq i madh, jo vetëm për ato që do të zhvendosen, por edhe ato që do të mbetet të jetojnë aty. Ndërtimi i një rezervuari kaq të madh do të sillte pasoja të rënda në mjedis dhe në ekosistem, ndërsa popullata e zhvendosur do të vuajë pasojat sociale.Top Channel

Ne fund te protestes , nen drejtimin e intelektualit dibran Zenel Hoxha u rra dakord tek idea per oraganizimin e Aleances per Mbrojtjen e Dibres e cila synon bashkimin e te gjithe faktoreve qe mbajne logon e Dibres dhe te gjithe qytetareve te saj !

 

Një kafe nga ju!

Back to top button