Arsim dhe KulturëLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Nesër hapen shkollat! ISHP publikon udhëzimin

Share

Nesër hapen shkollat! ISHP publikon udhëzimin: Mësuesit e vaksinuar, nxënësit me maska!

Ditën e nesërme hapen shkollat dhe ISHP sot ka bërë publike të gjitha udhëzimet për një mbarëvatje të këtij viti shkollor, nga vaksinimi tek maskat në klasa.

Në rast se mësuesit nuk janë të vaksinuar atëherë duhet të merren masat që të vaksinohen brenda 30 shtatorit.

ISHP parashikon dhe rastin kur mësuesi nuk është i vaksinuar dhe për këtë ai ose ajo duhet të paraqesë dokumentin e mjekut të familjes ku paraqitet arsyeja e mosvaksinimit.

Për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit, në shkolla do të ndiqen një protokoll i veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet duke ndjekur disa masa, që nga oraret fikse, distanca mes nxënësve, apo dhe mbajtja e maskave në klasë por dhe në ambientet e shkollave.

Udhëzimi:

Gjithmonë mbani maskë gjatë orëve të mësimit dhe gjatë pushimeve

Lani duart shpesh

Kur kolliteni ose teshni, mbuloni gojën dhe hundën tuaj.

Shmangni kontaktin e afërt me të tjerët

Mos lejoni që të tjerët të përdorin sendet tuaja personale

Hapni shpesh dritaret, sidomos pas mbërritjes në shkollë, gjatë pushimit të drekës dhe koës së pastrimit.

Pastroni rregullisht tryezën tuaj me dezinfektues me bazë alkoli

Nëse ndiheni të sëmurë, keni ethe, dhimbje fyti, kollë ose rrjedhje të hundëve, tregojini menjëherë mësuesit tuaj.

Nëse shqetësimi juaj konfirmohet, mos u frikësoni, thesht ndiqni udhëzimet e mësuesit.

/albeu.com/

Back to top button