FetarePersonaliteteThenje dhe aforizma

Nga teologu i njohur dibran, Jusuf Salkurti : MËSOJE, O NJERI !

Këshilla na bën dobi.

Share

■ MËSOJE, O NJERI !
A mos vallë ti mendon se detyra jote në jetë është thjesht ruajtja e vetvetes, duke marrë në konsideratë vetëm nevojat e nefsit shtazor dhe duke u shërbyer barkut dhe dëshirave të tua?
Apo mos vallë supozon ti se qëllimi për ato shqisa, ndjenja, sisteme, organe, gjymtyrë dhe për aftësitë në mekanizmin e jetës tënde është t’i përdorësh ato për kënaqësitë e kapriçove të nefsit tënd në këtë jetë kalimtare?
Jo, përkundrazi!
• Ato u përfshinë në krijimin tënd me qëllim që ti t’i përdorësh ato për të perceptuar të gjitha shumëllojshmëritë e mirësive të të Gjithëfuqishmit dhe llojet e manifestimeve të Emrave të Tij.
• Duke i përdorur të gjitha shqisat dhe aftësitë e tua si masa, ti duhet të vlerësosh përmbajtjet e thesareve të manifestimeve të Emrave të Tij ,Madhështia e Tij qoftë e Lartësuar!
• Detyra jote jetike është të shfaqësh midis bijve të llojit tënd mrekullitë e manifestimeve të Emrave të Tij dhe pastaj ta shpallësh robërinë tënde edhe me fjalë, edhe me punë tek Dera e Hyjnisë së Tij.
• Pastaj ti duhet ta stolisësh veten tënde me xhevahirët e manifestimeve të Emrave të Tij dhe t’i ekspozosh ato para shikimit të të Dëshmuarit të Parapërjetshëm.
• Gjithashtu, ti duhet të kuptosh Tesbihatet-Lavdërimet-dhe Përshëndetjet e qënieve të gjalla për Dhuruesin e jetës dhe të dëshmosh për to dhe t’i thërrasësh edhe të tjerët gjithashtu për të njëjtën dëshmi.
•Përsëri, duke i përdorur atributet e tua, cilësitë dhe aktet si mjete krahasimi, ti duhet gjithashtu të perceptosh Atributet e Krijuesit tënd dhe Cilësitë esenciale të shenjta të Tij .
• Gjithashtu, duke shikuar varfërinë dhe pafuqinë tënde, ti duhet të kuptosh shtrirjen e manifestimeve të Fuqisë dhe të Pasurisë së Tij.
• Natyra e jetës tënde është veçse një thesar- prej shqisash dhe aftësish- , një hartë, një model, një indeks dhe një masë për të njohur veprat e mrekullueshme të manifestimeve të Emrave të Krijuesit të vdekjes dhe të jetës.
• Jeta jote mund të përfytyrohet si një Fjalë e shkruar, e dëgjuar, e perceptuar dhe e përbërë prej Emrave të Bukur Hyjnorë .
• Sa për Realitetin e jetës, ajo është një pasqyrë për reflektimin e Unitetit Hyjnor.
• Plotësia dhe lumturia e jetës qëndrojnë në qënien e saj e vetëdijshme për atë që ajo mishëron dhe të ndjejë dashuri e përmallim për Atë ndaj të Cilit ajo shërben si pasqyrë.
– Sa për qëniet e tjera të gjalla, edhe ato kanë një pjesë prej këtyre qëllimeve, por jo aq shumë sa të tuat. Sepse ti je një pasqyrë gjithëpërfshirëse, ashtu siç rrëfehet që Allahu të ketë deklaruar:
“As qiejt dhe as toka nuk më nxënë Mua, por zemra e shërbëtorit tim besimtar më nxë Mua”.
Said Nursi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button