Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Ngjarje kriminale në Klos, 5 persona të armatosur dhunojnë nënë e bir dhe i marrin rreth …

Share

Një ngjarje kriminale ka ndodhur në fshatin Dom të Klosit, ku pesë persona të maskuar kanë hyrë në një banesë duke dhunuar nënën dhe djalin e duke i marrë atyre 8 mijë euro dhe 1 milion lekë.

Sipas burimeve policore është grabitur familja e Përparim Lleshit.

Grabitësit kanë hyrë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, ku më pas kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij dhe pas i kanë lidhur me litar.

Ndërkohë personat kanë ushtruar kontroll në banesë dhe mendohet të kenë grabitur 8 mijë euro dhe 1 milion lekë.

Drejtori i policisë dhe efektive policie kanë mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për ngjarjen e rëndë. Krimi ka ndodhur ne orën 02.00 të mëngjesit të sotëm.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve./lajmifundit.al/

Një kafe nga ju!

Back to top button