AktualitetAktualitet i ditësFetareLajme nga Dibra

Njoftim nga Myftinia Dibër për Kurban Bajram

Gëzuar nga Ketu mblidhen Dibranet

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN 🕌🔊

Vëllezër dhe motra të nderuara!

Si mbas hënës e cila është matur në Arabinë Saudite konstatohet se diten e marte, me 20.07.2021 është dita e pare e Kurban Bajramit. Nderkohe diten e hene eshte dita e madhe e Arafatit, agjerimi dhe ibadeti jane veprat ne te mira. Namazi i Kurban Bajramit do të falet në ora: 06:30 ne stadiumin e qytetit te Peshkopise dhe ne te gjitha xhamite e fshatrave te rrethit Diber.
Kurban Bajrami është festa më e bukur dhe më e bekuar për myslimanët. Kurban Bajrami ka në qendër sakrificën. Me therjen e kafshës kuptohet përkushtimi jonë për t’iu bindur Krijuesit. Jo sepse Zoti ka nevojë për mishin apo gjakun e kurbanit. Jo sepse sepse Zoti kërkon t’i mundojë njerëzit fizikisht apo financiarisht. Zoti kërkon nga njerëzit të jenë të bindur ndaj urdhërave të Tij, të tregojnë gadishmërinë dhe devotshmërinë e tyre për t’iu afruar Zotit me vepra të mira.

Kurbani bëhet shkak që edhe i varfri të gëzojë dhe të falenderojë Allahun për mishin që i jepet me këtë rast. Njeriu i varfër në sajë të kurbanit kupton se shoqëria në të cilën jeton tregon vëmendje ndaj tij. Në këtë mënyrë kurbani nxit dhe zhvillon shpirtin e vëllazërimit, të ndihmës, të sakrificës e të mbështetjes së njëri-tjetrit në shoqëri.

Urimet dhe vizitat e Bajramit janë tradita të vyera të popullit tonë, të cilat kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme. Nisur nga kjo, le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, afrimitet, paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.

Te ndihmojme dhe ato qe nuk kane, kjo eshte simbolika e kesaj feste por edhe e te gjitha festave islame.

EDHE NJE HERE GEZUAR E PERSHUMEVJETE KURBAN BAJRAMIN 🙂
Myftinia Diber

Myftinia Bulqize

Myftinia Mat

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: