Lajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Nuk mjaftoi skandali i pagave, publikohen edhe targat e mjeteve

Share

Pas publikimit të listës së pagave të 690 mijë qytetarëve, ka dalë dhe databaza e targave të makinave.

Mësohet se përveç numrit të targës, është edhe informacioni për ngjyrën e makinës, llojin dhe numri i shasisë.

Të dhënat janë për mbi 530 mijë pronarë mjetesh.

Për të zbuluar se kush dhe si kanë rrjedhur këto të dhëna prokuroria ka nisur hetimet.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama, dje, në një konferencë për shtyp ia hodhi përgjegjësinë opozitës për këtë skandal, duke thënë se Kuvendet dhe anti-Kuvendet e kanë paralajmëruar shpesh./albeu.com/

 

Një kafe nga ju!

Back to top button