Guida dhe guiderInformacion TuristikVisit Diber

OFSHAMAT E DRINIT TE ZI

Nga Shaqir Skarra

Share

Sa këngë janë kënduar për Drinin, sa legjenda janë treguar për të! Sa ndodhi dhe ngjarje! Sa urime, por dhe mallkime ka marrë Drini i Zi! Thonë se në kohë të hershme Drini ka qenë thjesht një lumë. Ndoshta nuk ka pasur as emrin që ka sot.
Edhe i zi nuk i thoshin atëherë, se uji i tij nuk është as i zi e as i kuq edhe kur vjen i rrëmbyeshëm. Tek ne ka ardhur në formë legjende dhe ajo tregon se Drinit i mbeti nofka i Zi nga mallkimi i një motre për motrën, që ia rrëmbyen dallgët para syve. Çdo gjë është e lidhur me dashurinë e dy të rinjve, që ishte pikërisht Drini ai që ua përmbysi ëndrrat e gjithçka. Përmbysi dashurinë e saponisur mes dy të rinjve.

* * *
Maria, vajza më e madhe e Nik Perës në fshatin Gjurras ishte rritur dhe zbukuruar mjaft. Ishte bërë për martesë, por hë sot, hë nesër, fati nuk i kishte trokitur në derë.

Burrat thoshin fjalë të mira e plakat teshin që të kishin në shtëpi një nuse si Maria. E bukur si zanë mali. Me atë trup të giatë e të drejtë, me ato sytë e shkruar dhe gërshetat hedhur supit, nuk kishte vajzë që tia kalonte për bukuri në të gjithë zonën.

Djemtë e fshatit e kishin lakmi dhe e dëshironin që ta kishin fat e të martoheshin me Marien, por, atëherë, në këtë fshat ishte vendosur që nuk mund të bëhej miqësi brenda fshatit. Erdhi një ditë që edhe këto ëndrra të bukura rinore të përmbyseshin.

Nika e fejoi Marien në fshatin Murrizë pa dijeninë e saj. E vajza e bukur e Nikës, kjo zanë mali që e lakmonin të gjithë djemtë e fshatit, ia kishte falur zemrën Lekës, një djalë ky moshatar me Marien në fshatin matanë Drinit, megjithëse as ishte parë e dëgjuar ndonjëherë që vajzat të fejoheshin vetë pa pëlqimin e prindërve. Hë sot, hë nesër, Maria nuk kishte pasur mundësi që ti thoshte të paktën nënës, t’i hapte zemrën pa droje. Dashurinë mes dy të rinjve e dinte vetëm motra më e vogël Marta, por dhe ai çelës, si i thonë fjalës, nuk i kishte treguar Jeriu për bé. Ajo e kishte parë shpesh Marien

tek merrte tufën e deleve para dhe i fuste në shelgjitë buzë Drinit. Aty takohej me Lekën dhe qëndronin bashkë deri vonë, kur dielli humbiste mat

Maria atë mëngjes u ngrit nga gjumi si Si e trullosur. Në darkë nëna i kishte treguar se e kishin fejuar në fshatin Murrizë, një fshat ky fare pranë Gjurasit. Kjo fjalë për Marien erdhi si diçka e papritur.

As e kishte menduar se do të futej dikush i panjohur mes saj dhe Lekës. Por ja që paska ndodhur! Tufa e deleve e kishte kaluar “Rrasëne Bollës” e po kullosnin qetë në shelgjishte e Maria akoma nuk kishte zbritur “Kodrën e Murrize”. Fjalët e nënës e kishin dërrmuar keq. Akoma nuk e besonte se tashmë ajo ishte cucë e fejuar dhe si e tille duhej të kishte kujdes. Dashurinë e saj me Lekën nuk ia kishte treguar askujt. Bile dhe motra e saj Marta e kishte pikasur se tufen e deleve gjithmonë e çonte në shelgjishte ne breg të Drinit.

Një ditë e kishte parë bashkë me Leken tek bisedonin të shkujdesur pa u ruajtur nga syri i hallkut, por motra nuk i tregoi askujt.

Por ama Maries i kishte thënë:

Mos ia mba fshehur motrës tënde dashurinë që ke me Lekën se ndoshta të Whem ndonjë ditë! E sot këto po mendonte Maria tek zbriste poshtë Kodrën e Murrize.

Motra e ndiqte nga pas se e kishte dëgjuar bisedën që kishte bërë me nënën në mëngjes.

Do t’ia them të gjitha Lekës, sapo të bije në breg të Drinit. Do të dal në va e do të shkoj tek ai, atje ku kullot delet. Me këto mendime në kokë ra poshtë kodrës. Drini atë ditë ishte i turbullt dhe vinte gjithë zhurmë e potere, duke marrë para gurë dhe drurë të mëdhenj. Aq i inatosur ishte Drini, saqë nuk pyeste as për vaun ku dilte Leka më këmbë e takohej me Marien.

Ishte fry aq shumë, saqë vau nuk dukej më. Maria, kur e pa se tufa e deleve nuk e kishin ndërmend të dilnin nga shelgjishtja, u afrua afër vaut, pikërisht aty ku Leka dilte përherë në këmbë dhe filloi të thërrasë me sa zë kishte:

-Lekë! O Leeekë!

Zhurma e Drinit nuk e linte zërin e saj te kalonte matanë. Maria nuk e ndjente fare Se ujët e turbullt të Drinit i kishin mbuluar kercinjtë e këmbëve dhe ekuilibri i saj nuk Po qëndronte dot më. Sakaq, një dallgë tjetër Tuqishme e rrëmbeu dhe e mori me vete.
Motra e pa gjithë këtë skenë tragjike që i ndodhi Maries, por ishte e pafuqishme që ta ndihmonte. Kur vajti në breg të Drinit, çdo gjë kishte marrë fund.

Vetëm delet kullosnin qetë-qetë sikur mos kishte ndodhur asgjë. Atëherë mallkoi Drinin: “Dri, o Dri, u bafsh i zi!” Mallkimin e motrës për motrën e dëgjuan të gjithë e, që në ato kohë, i mbeti Drini i Zi.

Ky material eshte shkeputur nga libri : Gurrat e Korabit te autorit Shaqir Skarra

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button