Përditshmëri

Paloka i pervishet Rames

Cudia me e madhe 3 dite zgjat

Share

Ja postimi i plotë i Palokës:

I pafytyri! Në vend që tju jap zgjidhje apo të pakten ti qetësoje qytetarët që janë në hall e në panik (se për pergjëgjesitë e tjera as nuk bëhet fjalë), bën arrogantin dhe trimin…;” unë nuk leviz as nga krevati kur bie termet”-thotë.

Sigurisht o i pafytyrë…edhe ne po të kishim vila betonarme si ty, “nuk do te leviznim nga krevati”.

Pak ditë më parë ju tha “rilindasve” se shtepi si e tija kishin gjysma e shqiptarëve! Sot ju shet mend i tall e i fyen! Nuk flenë rrugëve e nëpër makina nga qejfi shqiptarët, po sepse nuk kanë “shtëpi” si e jotja dhe nuk duan që ato pamje të tmerrshme të nënave përqafuar me femijët nën rrënoja, ti shohin e perjetojnë përseri.

Mos mendo se meqë opozita ka vendosur të mos bej politike në këtë moment të ankthshëm, ti ke të drejtë të besh të papërgjegjshmin e ca më shumë arrogantin…Boll me teatrin e skenat me lot fallco, po të paktën në këto momente, ku gjithë bota është solidarizuar me shqiptarët, bëj minimumin e asaj që po bëjnë të tjerët për ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button