Aktualitet dhe LajmeBotaLajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Parlamenti Evropian apel vendeve anëtare: Hapni negociatat me Shqipërinë

Share

Parlamenti Evropian pritet që të miratojë një tjetër rezolutë në Komitetin e Punëve të Jashtme, dhe më pas në seancën plenare përmes së cilës u bëhet thirrje vendeve anëtare që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Raporti është përgatitur nga eurodeputetja Isabel Santos, raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian në të cilin theksohet nevoja për të mbështetur vendin tonë në rrugën drejt Evropës. Sipas Raportit të përpiluar nga Santos, si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet për anëtarësim.

Pavarësisht raportit, ajo që i kërkohet Shqipërisë është që të intensifikojë përpjekjet për të përforcuar funksionimin e gjyqësorit, forcimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke garantuar edhe lirinë e medias.

Zyrtari i lartë i PE David Lega, shkruan përmes një postimi në Twitter se sot do bëhet miratimit i raportit vjetor për vendin tonë dhe thekson se do shikohet me hollësi progresi në funksionimin e institucioneve demokratike në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama, është shprehur se nëse vendi ynë pengohet për shkak të VETO-s bullgare, do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE./albeu.com

Back to top button