Aktualitet i ditësLajmi i funditPersonalitetePolitikëShqipëria

Pas protestës së Berishës, Rama: Sot në orën 12:00 bashkëbisedim me demokratët

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një njoftim në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Teksa ka publikuar një fotografi ku shfaqet vetë ai, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, Rama bën me dije se në orën 12 do të ketë një bashkëbisedim me demokratët.

“Bashkëbisedim me demokratët, sot ora 12:00”, shkruan kreu i qeverisë, teksa zbulon se do të jetë live në “Facebook”.

Kujtojmë se ky bashkëbisedim vjen një ditë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Dita e djeshme, me siguri për demokratët ka qenë një nga ditët më të vështira, pasi arritën në pikën derisa pati përplasje fizike mes tyre.

Protesta u shoqërua me trazira të shumta në godinën e Partisë Demokratike. Nuk mungoi përdorimi i sendeve si hekura, drunj, çekanë e madje dhe sharra për shpërthimin e dyerve të blinduara të selisë blu. /albeu.com/

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: