Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

PD kërkoi shfuqizimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, KAS rrëzoi kërkesën

Share

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur moskalim për shqyrtim të kërkesës ankimore nga Partia Demokratike, për mosregjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Sipas Kas, elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nga ana e PD, është e paplotë, ndaj sipas tyre nuk është rrëzuar kjo kërkesë.

Anëtarët e KAS kanë votuar me 3 vota pro dhe 2 kundër dhe kësisoj është vendosur moskalim për shqyrtim në seancë të kërkesës pasi pala ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore.

Njoftimi:

KAS vendos moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 2

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtuan elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 02, datë 05.02.2022 me objekt, “Shfuqizimi i vendimit nr. 46, datë 04.02.2022 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjsitrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, (Sh-L), për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022”, me ankues Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me 3 vota pro dhe 2 kundër, vendosi moskalimin për shqyrtim në seancë të kërkesës pasi pala ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore./lajmifundit.al

Një kafe nga ju!

Back to top button