Aktualitet dhe LajmeBotaLajmi i funditPërditshmëri

Përfundon telefonata mes Biden dhe Putin, SHBA tërheq stafin e ambasadës dhe trajnuesit ushtarakë nga Ukraina

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe ai i Rusisë Vladimir Putin këtë të shtunë zhvilluan një bisedë telefonike 60 minutëshe pasi Uashingtoni dhe aleatët e tij paralajmëruan se forcat ruse mund të pushtonin Ukrainën.

Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi shumicën e stafit të ambasadës së tij të largohej nga Ukraina, duke shtuar thirrjet të premten që qytetarët civilë të largohen nga vendi brenda 48 orëve. Pentagoni tha se po tërhiqte nga vendi rreth 150 trajnues ushtarakë.

Përpjekja e fundit për të shmangur luftën është biseda e fundit telefonike mes Biden dhe Putin.

Përqëndrimi i forcave ushtarake ruse pranë kufirit ukrainas dhe një rritje e aktivitet ushtarak aty ka nxitur frikën se Rusia mund ta pushtojë vendin, edhe pse kjo e fundit ka mohuar të ketë një plan të tillë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka telefonuar më herët udhëheqësin rus Vladimir Putin ku i ka thënë se ‘negociatat e sinqerta’ ishin të papajtueshme dhe nuk janë në përputhje me aktet që po ndërmerrnin në lidhje me rritjen e tensioneve mbi Ukrainën.

Sipas një zyrtari të presidencës franceze, Biden dhe Macron, do të flasin pas telefonatave të tyre të veçanta me Putinin. I njëjti burim deklaroi se nuk kishte të dhëna nga ajo çfarë Putin i tha Macronit dhe, se ende nuk dihet, nëse Rusia po përgatit një ofensivë kundër Ukrainës.

Ne jemi jashtëzakonisht vigjilentë ndaj qëndrimit ushtarak rus për të shmangur më të keqen”, tha zyrtari.

Uashingtoni deklaroi të premten se pushtim i Ukrainës nga Rusia mund të fillojë në çdo moment dhe mund të nisë më një sulm ajror.

Top Channel

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: