Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriShqipëria

Peshkopia nën pushtetin e diegies së mbeturinave!

Askush nuk reagon!

Share

Djegia e mbeturinave, rrezik për shëndetin e banorëve të Peshkopisë

Vazhdon prej 24 oresh djegia e mbetjeve urbane në qytetin e Peshkopise. Djegja e këtyre mbetjeve, të grumbulluara prej me shume se 10 vjetësh  në një gropë prane qytetit , vazhdon në mënyrë të pandërprerë duke shkarkuar në atmosferë tym e gazra helmuese që mbulojnë jo vetëm qytetin por ndjehen deri në Maqellare . Për banorët situata është alarmante. Asnjë masë konkrete nuk rezulton të jetë marrë deri më sot per t’i dhënë zgjidhje këtij problemi shqetësues. Mbeturinat në Peshkopi digjen në mes të ditës në qiell të hapur. pavarësisht situatës asnjë institucion nuk merr masa për të ndaluar rrezikun e vazhdueshëm që i kanoset mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.

Në orët e para të mëngjesit përgjatë rrugës nacionale Peshkopi – Maqellare konstatohen re tymi si pasojë e djegies se mbetjeve, ndërsa banorët e zonës ankohen se pavarësisht thirrjes për të ndërhyrë deri më tani situata vijon të mbetët e njejtë.

Fshatrat Begjunec, Ravna-Greve , Trene, Melan, Pjece , Trepce jane ne nje situate kaotike .

Tymi që del nga djegia e tyre është i pranishëm në orët e para të dites, ndërsa natën djegia bëhet më e madhe dhe gazrat që çlirohen përshkojnë kilometra të tëra drejt qytetit të Peshkopise dhe Maqellares.

Efektet e dëmshme

Tymi i krijuar nga djegia e paligjshme e mbeturianve në periferinë e qytetit të Peshkopise është mjaft i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. “Djegia e mbeturinave sjell shpërberje toksike prej së cilës një përqindje e lartë shndërrohet në karbon, e ky i fundit ka rrezikshmëri të lartë të kancerit.”

 

 

 

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button