Aktualitet i ditësDiaspora DibraneLajmi i funditPersonalitete

Po Dibrës , jo Skavicës ka startuar pranë OKB- së në Nju Jork

Po Dibrës , jo Skavicës ka startuar pranë OKB- së në Nju Jork si një valë kundërshtimi dhe proteste kundër zbatimit të projektit të Hidrocentralit të Skavicës i cili zhduk nga harta disa fshatra të Dibrês duke përmbytur bashkë me ta histori, tokë bujqësore dhe mjaft pasuri të tjera. Skavica është kundërshtuar sistematikisht nga zëra dinjitozë të historisë , studimeve arkeologjike , gazetarisë , individualitete dhe aktivistë.
Protesta e Nju Jorkut êshtë inicuar nga Forca Korabi e aktivisti Agron Damzi, e mbështetur fuqimisht nga Albanian roots dhe Marko Kepi, Shoqata Atdhetare Dibra me kryetar Dash Myftari, ka gjetur përkrahjen e dhjetra qytetarëve dibranë dhe jo vetëm, të cilët me banderola e flamuj shqiptaro -amerikanë i thanë njëzëri Jo Skavicës dhe Po Dibrës.
Protestës i priu gazetari atdhetar dhe patriot zoti Beqir Sina i cili në fjalën e tij theksoi fshatin Sinë,vendlindjen e Heroit tonë kombëtar Skënderbeu e cila rrezikon të mbulohet nën ujë bashkë me muzeun historik atje si dhe gjurmët historike të prejardhjes së heroit dhe simbolit tonë kombëtar të të gjitha kohërave .
“ Ky mohim i dyfishtë i Dibrës një herë nga diktatura e cila e internoi familjen time dhe tani nēn pushtetin e mafies qeveritare permbytja e vendlindjes dhe 30 fshatra përreth është një rrezik serioz i mohimit të identitetit tonë kombëtar” theksoi Beqir Sina në komunikimin e vet .
Profesoreshë Ferzileta Gjika Vladi përmes një analize shkencore shpjegoi përpara protestuesve pse ky projekt ështe i dëmshëm dhe jo i duhur për ekoklimën e shekullit të 21. Ajo foli edhe si ish -banore e territoreve qē rrezikohen nga përmbytja duke ndarë me pjesmarrësit edhe emocionet por edhe refleksionet objektive mbi padrejtësinë që po u bëhet dibranëve.
Drejtuesi i organizatës” Albanian roots” zoti Marko Kepi i bëri thirrje politikës dhe institucioneve përgjegjêse që ta bllokojnë zbatimin e këtij projekti që bie në kundërshtim me interesat lokale e kombetare duke dhuniar pronën dhe demokracinê .
Mjaft mirë u prit edhe fjala e instrumentistit Ilmi Kacani i cili theksoi se humbjet kulturore që pëson Dibra nga përmbytja e kësaj zone prekin vlera kombëtare të kulturës tonë ku u përkundën artistë epikë dhe lirikë me zë e emër që prodhuan bilbilat e asaj zone por edhe Shqipërisë si ;Lirie Rasha, Caje Poleshi, Qerim Sula, Sherif Dervishi, Vera Laçi , Skënder Cala, etj .
Aktivistë të shumtë si Arif Mata, Jurgen Vladi u rreshtuan në krah të argumentave që studjuesit e shumtë dibranë kanë artikuluar në botime e publikime se permbytja e Dibrës nuk i sjell dritë Dibrës dhe Shqipërisë , përkundrazi.
Emocionues dhe me tone të forta ishte fjala e zotit Ilir Spata, një tjetêr ish – banor i zonës që rrezikon të mbytet nga Skavica. Ai përmes një interpretimi të bukur solli vargje madhështore kushtuar asaj treve epike në realitet dhe në histori.
Nuk mund ti mungonte kësaj proteste mbështetja e Dibranëve të Dibrës tjetër, kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra , zoti Dash Miftari tha se ky është rasti për ti kthyer nderin me nder Dibrës në prag të kësaj padrejtësie ndaj duhet ti themi jo Skavicës si dikur në mbrojtje të Radikës të përbashkuar.


Cezar Ndreu emocionoi sërish pjesmarrësit me evokimet e tij historike si thirrje për ti dalë zot të tashmes.
Peticioni i hartuar nga Ferzileta Gjika Vladi dhe grupi organizator u lexua për tu përcjellë në nivelet e tjera nëpër të cilat do të kalojë kjo protestē . Në përmbyllje tubimi u përshēndet nga inicuesi dhe organizatori , zoti Agron Damzi i cili falenderoi pjesmarrësit dhe organizatorët për prezencën dhe paralajmëroi etapa të tjera nëpër të cilat do të kalojë zëri i Dibranëve si zë i të drejtës që po dhunohet nga pushtetarët e sotēm vendimmarrës.


Tubimi u mbyll me thirrjet e njëzêshme tē pjesmarrësve Po Dibrës , Jo skavicës çka do të pasohet nga valë të tjera reagimesh .
Marjana Bulku
Nju Jork

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: