Diaspora DibraneHistori dhe TregimeThenje dhe aforizma

POROSITË E NJË MIXHE

Porosi dibrane

Share

Një plak shumë i mençur ishte sëmurë rëndë.
E prisnin me vdekë dhe çdo ditë shkonin njerëz me e pa. Në muhabet e sipër një ditë njëri foli:
-Ty, ishalla, të jep zoti ymër e jeton
shumë vjet, por prej teje e deshëm një amanet.
Mixha tha: Unë ju kam lanë shumë amanete deri tani. Ju, në qoftë se i keni parasysh aq sa ju kam lanë, boll janë e ju mjaftojnë. Megjithatë,
po ju lë dhe një:
– Shoqi-shoqin mos e lëshoni! Të urtin mos e poshtëroni! Te madhin gjithmonë nderoni! Dhe një amanet të fundit nga unë:
– Sikur t’i keni cucat, ashtu te bani dhe miqtë!

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button