Aktualitet i ditësShqipëria

Pritej shi e temperatura të ftohta, shtatori habit me motin!

Moti në territorin  shqiptar këtë  fillim jave ka nisur me vranësira ku më të dendura kanë qenë  në zonat jugore dhe juglindore duke sjellë rrebeshe shiu. Ka pasur vranësira qendrore në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit duke sjellë edhe momente shiu. Sipas Metoalb, parashikohet që duke nisur nga dita e martë deri ditën e premte të kemi një përmirësim gradual të motit.

Vranësira do ketë vetëm në zonat malor duke gjeneruar shira të pakta dhe të përkohshëm. Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm, ka sjellë një rritje të ndjeshme të vlerave minimale, ndërkohë nga e marta deri të premten pritet një rënie graduale e lehtë e temperaturave.

Ato minimale do të jenë 12-13 gradë, në zonat malore. Ndërkohë temperaturat minimale do jenë 29-30 gradë. Janë 1.5 apo 2 gradë më shumë se mesataret klimatike. Për sa i përket erës, pritet të fryjë e lehtë gjatë ditës, ndërsa do të forcohet gjatë pasdites. Në momente të veçanta do të arrijë një shpejtësi prej 40 km/h. Ndërkohë në det do të kemi një dallgëzim 2-3 ballë.

Po ashtu edhe vende e rajonit sot kanë qenë në ndikimin e motit të vrenjtur. Megjithatë vranësirat dhe shirat kanë qenë krejtësisht të pakta. Kryesish ekstremi jugor i territorit të Kosovës. Po ashtu edhe Kosova pritet që përgjatë të gjithë javës të ketë një përmirësim gradual të motit duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët dhe nuk parashikohet të ketë reshje. Për sa i përket temperaturave të ajrit, pritet që maksimalet të luhaten jo më shumë se 24-25 gradë.

Gjithashtu Republika e Maqedonisë së Veriut, ka qenë në ndikimin e motit të vrenjtur ku herë pas herë ka pasur edhe rrebeshe të shkurtra shiu, kryesisht në kufirin me Greqinë. Sa i përket javës që nga e marta do ketë zhvendosje të vranësirave. Dhe territori i vendit do të dominohet nga moti i kthjellët. Temperaturat e ajrit do të jenë jo më shumë se 26-27 gradë.

/https://albeu.com/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: