Aktualitet i ditësLajme nga Dibra

Pro bujqësisë-kundra Skavicës

Mjaft shkrime jane bere per te argumentuar se ndertimi i hidrocentralit te Skavices shkaterron Dibren, e per pasoje edhe bujqesine. Gjejme rastin te falenderojme te gjithe ata dibrane te shkences dhe te penes qe prej vitesh shkruajne qe Skavica nuk duhet ndertuar.
Nga disa llogaritje te bera nga ana e jone, rezulton si me poshte:
1. Vlefta e objekteve qe zhduken me ndertimin e Skavices arrin ne mbi 200 milon euro.
2. Numri i vendeve te punes gjithsejt qe humbasin eshte 4800 nga te cilat vetem nga nderprerja e aktivitetit bujqesor , blegtoral etj, jane 3800 vende pune. Potenciali i pellgut te Drinit eshte per sigurimin e mbi 7000 vende pune, nga te cilat 6000 I perkasin bujqesise dhe aktiviteteve te tjera rurale.
3. Bujqesia dhe aktivitetet e tjera, sigurojne aktualisht 10 milion euro neto ne vit, kur potenciali zhvillimor eshte per me shume se 20 milion euro neto ne vit.
4. Vetem me nivelin e sotem te te ardhurës neto te bujqesise, sipas nesh, rezulton qe cmimi per m/2 te jete 17 euro dhe me potencialin qe ka pellgu i Drinit, ky cmim mund te jete mbi 25 euro/m2.
5. E ardhura totale neto per nje vend pune/ nje vit aktualisht eshte 3575 euro ne vit dhe vetem e bujqesise rezulton te jete 2600 euro ne vit. Kjo e ardhur neto nga puna e bujqeve dibrane, ne se do te kishte vemendje e mbeshtetje reale, pa frike mund te jete mbi 5000 euro/1 vit, dhe me 300 dite pune ne vit pagesa nga minimalja 9 euro/dite qe eshte sot, neser do te jete minimalja 17euro/dite pune.
6. Pellgu i Drinit, me nje siperfaqe pyjore mbi 2000 ha e qe potencialisht mund te jete dhe 4000 ha, e marre ne kushtet e mungeses se lendes drusore dhe me nje rritje prej 10m3/ha/vit, shume mire do te siguronte gjithe lenden djegese te nevojshme per dru zjarri dhe jo vetem.
7. Ne se aktiviteti i Skavices do te funksiononte me “bashkepronesi me pronarin e tokes” , cmimi i tokes rezulton te jete 16 euro/m2, pa patur ndonje garanci mbi hapesirat e banimit e pa folur per cilesine e jeteses ne te ardhmen. Ky variant ne konceptin tone as qe duhet diskutuar.
Pa folur qe humbasin vlerat kulturore, te trashegimise e historike, por vetem per ato ekonomike, duket qarte qe me ndertimin e Skavices Dibra humbet. Perse nuk behen publike argumentet ekonomike qe perdoren nga ana e qeverise, kur ndertimi I ketij hirocentrali lidhet me fatin e mbi 15.000 banoreve? Me ndertimin e Skavices Dibra pergjysmohet.
Le te supozojme se eshte menduar per nje jete me te mire te dibraneve. Perse askush nuk vjen te ulet me dibranet e te flase me ta?
Atehere, ne jemi Pro Dibres/bujqesise dhe kundra ndertimit te Skavices.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: