Dibër të MadhePërditshmëriPersonalitete

Profesor Munir Fida nga Dibra e Madhe

Share

MUNIR FIDA, EDHE NË KUSHTE TERRORI, U MËSOI NXËNËSVE HISTORINË E LAVDISHME
TË SHQIPTARËVE

Nga Sakip Cami

Mësuesi i mirënjohur , profesori i historisë në Gjimnazin e qytetit të Dibrës, Munir Fida, do të mbahet mendnga të gjitha gjeneratat, si profesori që u mësonte nxënësve të tij jashtë programit dhe në kushteterrori historinë e lavdishme të shqiptarëve qënga pellazgët, ilirët, arbërorët, shqiptarët e dikurshëm deri te shqiptarët e sotëm me shtrirjenë pesë shtete. Për brezat mbarë ai u angazhua me mish e me shpirt për arsimimin dhe edukimin atdhetar shqiptar të brezit të ri në Dibër. Profesor Munir Fida u lind në vitin 1932 në fshatin Kojnarë të Dibrës. Ai u rrit dhe u edukua në një familje të shquar atdhetare shqiptare. Daja i tij Feta Cami dhe gjyshi nga nëna Shaban Cami
janë vrarë në luftë me serbët në vitet 1916 dhe 1918. Ata janë shpallur dëshmorë të Atdheut. Në fshatin e lindjes, në Kojnarë nisi shkollën fillore në vitin 1941 që me gjeneratën e parë me formimin e kësaj shkolle dhe përfundoi me suksese katër klasat e ciklit fillor. Nga klasae pestë deri në të tetën i kreu në qytetin e Dibrës derinë vitin 1949. Pas mbarimit të shkollës 8 vjeçare kreu shkollën e mesme Normale “Zef Lush Marku” të Shkupit deri në vitin 1954.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin 1956 emërohet mësues në fshatin Bofmovë, ku ra në sy për punën e tij cilësore. Për këtë drejtori i shkollës së qytetit të Dibrës në vitin 1958, vetëm pas dy vjetësh e emëroi Munirin mësues në shkollën 8 vjeçare të qytetit ku shërbeu deri në vitin 1968. Pas diplomimit si profesor historie që nga
viti 1968 e deri sa del në pension shërben në shkollën e mesme të qytetit të Dibrës. Për katër
vjet ka qenë edhe drejtor i internatit të këtij gjimnazi, ku ka ndihmuar qindra shqiptarë nga trojet shqiptare që të arsimoheshin në gjuhën shqipe. Si profesor i historisë në një qytet shqiptar që ishte aneksuar padrejtësisht nga Maqedonia dhe R.F. Jugosllavisë, Munir Fida hasi në pengesa të mëdha dhe në përndjekje nga sistemi monist sllavo – komunist, i cili nuk dëshironte që shqiptarët të mësonin historinë e tyre.
Disa herë merret në pyetje nga policia maqedonase dhe ndaj tij aplikohet edhe dhunë psikike. (Sylejman Borova, “Pishtarët e diturisë 2”). Në një rast kur Muniri së bashku me të vëllain, Tosumin, kishin shkuar të punonin në tokën e motrës së tyre në fshatin Spas, edhe pse ishin larg vijës kufitare, mezi shpëtuan nga plumbat
e ushtarëve të kufirit që i kishin survejuar vazhdimisht dhe kishin marrë urdhër t’i qëllonin e t’i egzekutonin.
Pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë, demonstratave të studentëve dhe minatorëve, në vitin 1984 filloi diferencimi edhe në Dibër. Komiteti sllavo- komunist tentoi dy herë që ta largonte nga puna si profesor i gjimnazit të qytetit. Megjithë këto ai nuk u përkul. Edhe pse historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve nuk ishte në programin mësimor, ai ua mësontë nxënësve të tij të të gjitha gjeneratave historinë e ilirëve, , të
principatave të Arbrit, historinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të kryengritjeve antiosmane, të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, vargjet dhe këngët e bukura të rilindasve, heroizmin shqiptar në
shekuj. Profesor Munir Fida, me dashuri, përkushtim e pasion, me përgjegjësi e ndërgjegje të lartë kombëtare u mësoi të rinjve historinë e lavdishme të shqiptarëve. Në vitin 1960, kur u hap gjimnazi për herë të parë së bashku me kolegët e tjerë Mahmud Hysa, Bardhyl Cami, Irfan Uruçi etj punuan pa pagesë për më shumë se një vit, vetëm e vetëm që të shpallej regjistrimi dhe funksionimi i këtij institucioni jetik për qytetin e Dibrës, Për 42 vjet më rradhë, Muniri shërbeu si mësues dhe paralelisht shërbeu edhe si historian. Pas vitit 1990 Muniri është zgjedhur kryetar i shoqatës së historianëve të Dibrës së madhe dhe në bashkëpunim me homologët e tyre të qytetit
të Peshkopisë në vitin 1993 organizuan simpoziumin shkencor tre ditor “Dibra dhe etnokultura e saj” . Deri në ditën kur u largua nga kjo jetë më 22 korrik të vitit 2004, ai mbeti i angazhuar fuqimisht për çështjen kombëtare shqiptare. Muniri ka lënë një trashëgimi familjare të shkëlqyer. I biri, Argëtim Fida , doktor i shkencave mjeksore , specialist obstetër gjinekolog , pegagog në Ush Tetovë në Fakultetin e Shkencave Mjeksore, ligjërues i lëndës “obstetrika “ është zgjedhur kryetar i Komunës Dibër në dy mandate 2005-2009 dhe 2009-2013. Ai është pronar dhe menaxher kryesor i aktivitetit të klinikës private të gjinekologjisë dhe obstetrikës “ Dr Fida “ në Dibër të Madhe. Argetimi është martuar me Jumnije Marku -Fida , pedagoge e diplomuar, punësuar në shkollën fillore komunale “ Penestia” në Dibër të Madhe, këshilltare pedagogjike për gjithë brezat e rij të arsimtarve në Diber.
Argetimi dhe Jumnija kanë një djalë dhe një vajzë. Vajza e Munirit dhe Hatixhes, Dhurata (Fida) Bardoniqi , mbaroi fakultetin e gjuhës dhe letërsise shqipe në Universitetin e Prishtinës, u martua me Blerim Bardoniqin arqitekt i mirënjohur nga Gjakova . Ka qene gjithe kohes bashkëmenaxhere e kompanise ARKING ( arkitekture dhe inxhinjering) në Gjakove dhe Prishtine. Kanë projektuar dhe ndërtuar shumë objekte të medha dhe prestigjioze në Kosove dhe Shqipëri. Blerimi eshte Martir i luftës së Kosovës .Dhurata dhe Blerimi kanë dy femije : Edonin dhe Rinën. Djali tjetër, Arben Fida, ekonomist , gjatë gjithe jetes ka menaxhuar lokale hotelerike. Ai është zjarfikës profesionist. Gjatë tërmetit të nëntorit 2019, me thirrjen e shpirtit dhe të atdheut mëmë , Beni erdhi në Durrës dhe Thumanë dhe kontribuoi për nxjerrjen e trupave të dëmtuar nga gërmadhat. Aktualisht menaxhon restorantin ne pronesi familjare “PERLA” pranë plazhit të qytetit në Dibër. Eshtë i martuar me Engjellushe (Qoku) Fida, e cila punon në kopshtin e fëmijve Dibër si edukatore dhe që është shquar për kujdesin e theksuar peër fëmijet. Dëshira e profesor Munirit që gjimnazi i qytetit të Dibrës të ketë emërtimin gjimnazi “28 nëntori” tanimë është bërë realitet nga Këshilli komunal i Dibrës.

Shenim: Ky material eshte huazuar nga gazeta virtuale http://www.veteraniobvl.org/

Një kafe nga ju!

Back to top button