Aktualitet i ditësPolitikëShqipëria

PS, thirrje Metës: Shpall zgjedhje të jashtëzakonshme në Dibër dhe 5 bashkitë e tjera

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri,pas një takimi me drejtues të strukturave të partisë në një prononcim për mediat i ka kërkuar presidentit Ilir Meta që të zbatojë rekomandimin e Komisionit të Venecias për bashkitë pa kryetar.

“Ne gati jemi për zgjedhje të pjesshme vendore nëse Presidenti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do t’i dekretojë ato. Mendoj dhe se Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta vonojë më vendimin pasi opinioni i Venecias ishte shumë i qartë. Do të thotë që brenda 45 ditësh siç e ka Kushtetuta, ai duhet të dekretojë zgjedhjet. Ne jemi të gatshëm në çdo moment që të marrim pjesë në zgjedhje dhe t’i fitojmë ato”, u përgjigj ai.

Kutojmë se Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina dhe Dibra janë 5 nga 61 bashkitë, që aktualisht drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët.

Ndonëse në zgjedhjet e vitit 2019, shkodranët ia besuan Valdrin Pjetrit drejtimin e bashkisë Shkodër, ai dha dorëheqjen nga marrja e detyrës, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit. Për pasojë Voltana Ademi, me mandat të përfunduar kushtetues prej gati dy vjetësh, vazhdon të drejtoi bashkinë më të madhe në veri të vendit.

Pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, për shkak të një deklarate të pakujdesshme, kryetarja e zgjedhur e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen. Ajo u zëvendësua fillimisht në postin e nënkryetares e më pas atë të kryetares nga Emirjana Sako.

Edhe Bashkia e Vorës, për shkak të problemeve të Agim Kajmakut me drejtësinë, pas një kalvari të gjatë emërimesh shkarkimesh e dorëheqjesh të drejtuesve të emëruar të saj, ka sot një tjetër të emëruar dhe jo të zgjedhur, Gentian Picarin.

Pas ndarjes së papritur nga jeta të kryetarit të bashkisë Rrogozhinë, sot ajo drejtohet nga nipi i tij, Edision Memolla, i cili nuk ka mbajtur më herët ndonjë post në këtë bashki.

Dionis Imeraj, ish-kryetari i Bashkisë Dibër dha dorëheqjen pak javë më parë për shkak të kandidimit të tij për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht kryetar i bashkisë në detyrë është Shkëlqim Murrja.

Ndonëse data e zgjedhjeve të pjesshme sipas ligjit dekretohet nga presidenti i republikës, dekreti i fundit i dalë nga ky institucion është ai i mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë Kavajë më 21 maj 2017, dekret i firmosur nga presidenti Bujar Nishani.

Huazuar nga mattv.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: