Histori dhe TregimeThenje dhe aforizma

PUNË GRASH

Nga Shaqir Skarra

Share

Një djalë ishte bërë për martesë. Sa sajonte ndonjë vajzë në fshat, i ati i thoshte:

– Jo këtë, bir, jo këtë se e kemi gjak!

Kështu kishte ndodhur shpesh. Djali ishte i mërzitur tepër që nuk po gjendej kund nuse për të. Një ditë e pyeti nëna:

Çfarë ke, mor bir, pse nuk e ndan mendjen.

– Po ja, moj nanë, baba më thotë se aty ku due unë, i kemi gjak. Njëra nrikull, tjetra kushurirë..

Dëgjo, mor bir! Zgjidh një e merre, se nuk i ke kurrgja. Fundja dhe ty nuk je i atij babe!

Po kjo, çdo me thanë moj nanë?

Punë grash, or bir, punë grash! – Se me degju dynjanë  ngele pa martu me nonen… ! – foli nana.

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button