Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLOKALEPërditshmëri

Qeveria do të ndërtojë me fondet e veta hidrocentralin e shumëdiskutuar të Skavicës

Share
Skavica
Qeveria do të ndërtojë me fondet e saja hidrocentralin e Skavicës. Lajmi u njoftua nga vetë kryeministri Rama, të mërkurën gjatë prezantimit të fituesit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë.

“Në shumë shpejt do të dalin në një proces tjetër të vonuar, projektimi dhe ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës. Është një objekt i domosdoshëm, i vështirë dhe për këtë arsye qeveritë e kanë pasur objektiv. Kemi vendosur ta ndëtojmë me forcat tona. Do e ndërtojë shteti,” deklaroi Rama.

Hidrocentrali i Skavicës është vepra energjitike më strategjike në vend dhe rezervuari ujor më i rëndësishëm i Shqipërisë me rreth 7 miliardë m3 ujë – duke u bërë rezervuari më i madh në Europë.

HEC Skavica nuk është një HEC normal (pasi fuqia e tij gjeneruese është më e vogël se e Fjerzës dhe Komanit), por është një rezervuar ujor strategjik kombëtar, 3 herë më i madh se Fierza ose 2 herë më shumë se e gjithë kaskada e Drinit.

Qeveria ka hapur disa herë tenderin për ndërtimin e Skavicës, por ka dështuar të finalizojë një kontratë dhe është akuzuar disa herë për klientelizëm e korrupsion.

Siç Exit News ka shkruar më parë, për hidrocentralin e Skavicës kanë ekzistuar tre projekt-ide. Dy variantet e para parashikojnë ndërtimin e një hidrocentrali të vetëm me kapacitet 450 MË ose 350 MË dhe liqen respektivisht sa dyfishi i atij të Fierzës dhe afërsisht sa ai i Fierzës. Varianti i parë kërkon marrëveshje me Maqedoninë, pasi liqeni duhet të shtrihet edhe në territorin maqedonas. Varianti i tretë parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve me kapacitet në total nën 200 MË dhe një liqen relativisht të vogël, që nuk kryen dot funksionin rregullator të kaskadës së Drinit.

Huazuar nga https://exit.al/

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button