Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Rabdishti, fshati që jeton vetëm me bimë medicinale

Fshati për të cilin bën fjalë kjo kronikë është i veçantë pasi banorët e tij mbijetojnë vetëm me bimë medicionale. Ky është fshati Rabdisht, në Nësinë Administrarive Melan të bashkisë Dibër. Banorët e këtij fshati për çdo sezon veror mbledhin boronicë të egër. Ata thonë se zgjohen familjarisht që në orën 4 të mëngjesit me të gjithë pjestarët e familjes, që nga mosha 7-vjeçare e sipër dhe i drejtohen malit të Korabit dhe Bjeshkëve të Dibrës për të mbledhur boronicë, për të siguruar sadopak të ardhura për të jetuar.
Punët ndahen mes anëtarëve të familjes, pasi një pjesë e tyre merren me tregtimin e boronicës së grumbulluar nga familjarët e tjerë. Ata dalin para godinës së prefekturës së Dibrës, asaj të këshillit të Qarkut dhe në afërsi të godinës së Bashkisë Dibër, duke rreshtuar kovat me boronicë në trotuar edhe pse temperaturat janë shumë të larta. Dhe qëndrojnë jo pak, por nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 të pasdites me shpresën për të shitur boronicën që e kanë mbledhur me mund e djersë në Bjeshkët e Korabit.

SINKRON…………….
Disa prej banorëve të Rabdishtit, në mungesë të shitjeve të boronicës, shprehen të revoltuar ndaj shtetit që sipas tyre, duhet t’i ndihmojë për të siguruar tregun e shitjes të bimëve medicinale. Sipas tyre boronica e egër që mblidhet në Bjeshkët e Korabit ka vlera mjaft të mëdha kurative, por tregtarët grosistë nga Tirana e Dibra po tallen me djersën e fshatit Rabdisht duke ua marrë boronicën me 4 mijë lekë të vjetra kilogramin dhe për vete ata e shesin me 10 mijë lekë.
SINKRON…………….
Pavarsisht se fshati Rabdisht në Nësinë Administrarive Melan të bashkisë Dibrër është shpallur nga Qeveria në projektin e 100 fshatrave turistikë, ende në të nuk është bërë asnjë lloj investimi. Më kryesorja këtij fshati i mungon infstruktura.

Lajm ky i huazuar  nga www.mattv.al

Reklama nga bota e internetit

Admin

Adriatik Sula: Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm! Guider turistik, Fotograf i lirë, Publisher dhe agjent i "Dibra Real Estate"
Check Also
Close
Back to top button
%d bloggers like this: