Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriPolitikëShqipëria

Rama firmos marrëveshjen me SHBA për ndërtimin e HEC-it të Skavicës

Share

Rama firmos marrëveshjen me SHBA për ndërtimin e HEC-it të Skavicës dhe flet për paratë e vendeve jo mike: Duhet të jemi të kujdesshëm

03 Tetor, 2020 11:49 |

Gjatë konferencës për shtyp me zyrtarin e lartë amerikan, kryeministri Rama theksoi se memorandumi i nënshkruar sot do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por edhe të vendeve të tjera të huaja në Shqipëri.

“Dua ta falënderoj me gjithë zemër nënsekretarin e SHBA për të kurorëzuar një proces të nisur dhe përgatitur falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të ambasadores, duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik mes SHBA dhe Shqipërisë.

Përmes nënsekretarit, dëshiroj t’i përcjell publikisht presidentit Trump urimin më të sinqertë për një shërim sa më të shpejtë. Memorandumi që nënshkruam sot për bashkëpunimin ekonomik faktikisht do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por edhe të huaja në Shqipëri. Do të rrisë eksportet shqiptare dhe do të çfusë në rrugën përfundimtare të realizimit ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Gjë që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur nga burimet energjetike, por i varur nga moti, në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë.

Nxisim bizneset të vazhdojnë në këtë biznes, ku qeveria amerikane hedh hapin e parë, duke u futur dhe angazhuar vetë për të mbështetur me ekspertizën dhe teknologjinë e vet, si dhe me financimin, për ndërtimin e Skavicës. Kam parasysh impaktin e madh që do të ketë ky hap, por edhe hapat e tjerë të kompanive amerikane. Për ne paraja që vjen për t’u investuar në Shqipëri nuk është një para që vlen njësoj si kur vjen nga një vend mik, si kur vjen nga vende që nuk hyjnë ndër miqtë tanë më të preferuar dhe nuk janë aleatë strategjikë të Shqipërisë. Në këtë rast ne jemi posaçërisht të kujdesshëm. Ndërkohë që do bëjmë çmos që paraja që vjen nga vendet mike të mos ketë pengesa dhe të përkthehet në rritje ekonomike, punësim e përfitim reciprok”, u shpreh Rama.

Huazuar si lajm nga  (BalkanWeb)

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button