Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Rama i prerë me drejtorin e ri: Ke 100 ditë kohë që të nxjerrësh policinë nga udhëkryqi

Share

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë afat 100 ditë Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku, për të nxjerrë policinë nga udhëkryqi.

Gjithashtu u ndal dhe të Policia Rrugore, ku tha se duhet të ikë nga pritat rutinë në rrugët kombëtare pasi epoka e kontrollit të shpejtësisë me sy, po mbyllet.

“Brenda 100 ditësh policia duhet të dalë nga udhëkryqi. Siç e kanë pasur paraardhësit tuaj, pa asnjë ekuivok apo interferencë. Qoftë e largët dita kur unë do të përmend ndonjë emër oficeri, çoje këtu, çoje atje, mbështetjen politike do ta keni dhe ju. E kam bërë dhe me ju bisedën që kam bërë me të tjerët, telefonatave keni për detyrë t’u përgjigjeni, por jo kërkesave. Nga kushdo qoftë do të vijë. Ditën kur unë do t’ju marr në telefon për të ndërhyrë, do të keni të drejtë të filloni të bëni shërbime të kësaj natyre. Por kjo s’ka për të ndodhur. Policia Rrugore duhet të ikë nga pritat rutinë në rrugët kombëtare, makinat elektronike do ta bëjnë këtë dhe më pas kamerat. Do të mbyllet epoka e kontrollit të shpejtësisë me sy”, tha Rama.

Një kafe nga ju!

Back to top button