PërditshmëriShqipëria

Rama kërcënon hapur kryebashkiakët e tij: Do të ketë arrestime!

Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me tone të ashpra bisedën e tij me kryebashkiakët ku I ka fajësuar ata jo vetëm për mosmenaxhimin e skatë të mbetjeve nëpër bashkitë e tyre por i ka akuzuar edhe për korrupsion.

“Nuk e di a e patë karburantin e prishur dje. Për atë do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjës. Sepse nuk kanë asnjë të drejtë të japin firma për rrugë kombëtare. Pa diskutuar më pas shkeljet që janë bërë…”- tha Rama ndër të tjera,

FJALA E RAMËS:

Duke rikthyer ngjarjen e djeshme në Lushnje ku u shemb nga IKMT një karburant pa leje, kryeministri kërcënoi hapur me arrestime.

Panorama është e qartë për të gjithë besoj, asgjë e re nuk u tha në sensin që nuk ka shqiptar që jeton në Shqipëri dhe vjen në Shqipëri që vjen këtu për të kaluar pushimet që nuk ngacmohet drejtpërdrejt nga këto pamje të cilave duhet t’u japim fund me patjetër.

Nëse kthejmë kokën, ministrja solli të dhëna dhe fakte që bëjnë të qartë se kanë ndodhur zhvillime të rëndëisshme. Por populli nuk pyet si ke qenë dje por si je sot. Tani situata është në udhëkryq dhe nga ky udhëkryq do t dalim që tani. Vërtet ka situata që uan vite por ka dhe gjëra që duan vetëm vullnet.

Kemi bashki që mbulon qendrën, periferinë dhe zonën rurale. Për fat të keq kemi në disa zona të vendit depoziteime kriminale të plehrave që cdo ditë përdoren nga ju.

Kemi pirgjet e plehrave lart e poshtë, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush. Kemi rrugët kombëtare të cilat janë problem më vete për të cilët nuk mund të konsideroheni ju si përgjegjës pavarësisht se kur vjen puna për të dhënë leje të paligjshme për karburantet hyni tek rrugët kombëtare.

Nuk e di a e patë karburantin e prishur dje. Për atë do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjës. Sepse nuk kanë asnjë të drejtë të japin firma për rrugë kombëtare. Pa diskutuar më pas shkeljet që janë bërë./albeu.com/

Një kafe nga ju!

Back to top button