Diaspora DibranePërditshmëriPersonalitetePolitikë

Reagon Marjana Bulku për Skavicën

Share

Filluan reagimet edhe nga diaspora dibrane, sic eshte edhe Marjana Bulku e cila shkruan ne llogarine personale ne Facebook:

Vetëm disa ditë më parë ambasadorja amerikane në Shqipëri, zonja Yuri Kim gjatë vizitës së saj në terrenin ku do të nisë projekti i Hidrocentralit të Skavices deklaroi tri prioritetet e SHBA –ve ku ajo renditi ekzaktesisht:
1.Demokracia
2. Mbrojtja
3. Biznesi
Dhe pikërisht këtu nis edhe shqetesimi ynë si qytetarë shqiptaro –amerikane disa prej të cilëve kanë ende shtëpitë e tyre atje ,por shumë kush ,qoftë edhe jo dibran ,në ato vise ku gjarpëron Drini i Zi gjen prehje e rehati e për më tepër në kohë të tilla të ligshta ku Natyra është krye therapi.
Riciklimi i këtij projekti hap një zinxhir plagësh për një zonē që pasuri ka tokën dhe historinë .
Është prekur Demokracia ,prona, pasuria intelektuale,trashegimnia historike dhe kulturore ,identiteti ynë dhe autentiteti i një krahine e cila bujqesinë e ka traditë e burim jete dhe tokën e ka zot.
Sa është respektuar parimi baze ai i demokracise kur ndermerret ndërtimi i një vepre të tillë me efekte kaq të forta social- mjedisore, historike e kulturore dhe natyrisht edhe ekonomike e ku zëri I të prekurve nuk është përfillur ?!
Rreth 31 fshatra do të permbyten nga ky projekt, mijera hektare fusha bujqesore e biznese do të fundosen nën ujë pa llogaritur pasuritë e tjera gjeografike me florën dhe faunën e pasur të zonês , duket që ajo që do të fshihet pergjithmone është historia e kësaj treve ku lindi heroi yne kombetar Skenderbeu. Pothuajse 30 -mijë banorë do të detyrohen të shperngulen nga shtëpitë e tyre , po për ku?! nderkohe kur memorja jo e largët na kujton kuksianet që ende trokasin dyerve të shtetit që permbyti tokat e tyre për të cilat ata nuk u shperblyen kurrë .
Qindra individe kanë reaguar, me shkrime e vepra, argumenta dhe arsyetime sa njerezore po aq edhe shkencore duke kërkuar nga shteti që ky projekt të mos aplikohet pasi cënon të drejten bazike të njeriut : pronën.
Dhjetra shoqata kanë ngritur zërin për të mbrojtur këto pasuri që natyra ia fali Dibres dhe gjithë Shqipërisë.
Pyetjet që lindin ,dilemat që shtrohen , pasuritë që eliminohen , veprat, shkrimet, zerat të cilët nuk merren parasysh na bëjnë të ringrihemi edhe njehere e të therrasim në ndihmë demokracine , ate që na mesoi se fjala dhe e drejta i prijnë pronës që e mbrojnë njeriun dhe qytetarin që shteti nuk ia perfill as zerin , as te drejtat , as liritë duke ia rrezikuar çdo siguri për të tashmen e kërcënuar dhe per të nesermen.
Ky projekt ka rreth 40 -vjet që endet si pelhura e Penelopes në jetet e dibraneve, jo vetem atyre që jetojne në ato territore por edhe atyre që nuk jetojne më , emigruan brenda apo jasht Dibre e që lanë atje varret, kujtimet, historitë .
Ky projekt sot kërcënon të shkuarën dhe të ardhmen e Dibrës.
Peticionet” Stop Skavica’, vepra e Abdurahim Ashikut “Po Dibres, jo Skavicës”’argumentat shkencore, historike e arkeologjike të studjuesit Adem Bunguri, reagimet e publikuesit Bujar Karoshi ,thirrjet e Shoqatave “ Dibra apo Skavica’, ‘Forca Korabi’, amaneti i patretur Murat Koltrakes, apo dhjetra zëra të individeve të tjerë që u prononcuan apo heshtin nën dhimbjen e tyre për asgjësimin e kësaj treve ,detyruan nje grup aktivistesh ne NJU JORK të mbidheshin dhe ta konsideronin si detyrim moral dhe patriotik një angazhim serioz në mbrojte të të prekurve, në mbrojtje të pasurive tokesore ,jetësore dhe historike, por mbi të gjitha në mbrojtje të Demokracise ku e drejta e pronës , mendimit dhe fjalës është ende në rrezik.
Marjana Bulku
Nju Jork

Back to top button