Dibër të MadheHostele dhe BujtinaInformacion TuristikKulinari dhe ArtizanaleMaqellarëPeshkopiProdukte DibreVisit Diber

Recetë: Si të gatuani hallvë dhe sheqerpare Dibre!

Share

Dy Receta gatimi dibrane .Gratë dibrane, sidomos sheherlijet, janë të dalluara për gatimet e tyre. Mjafton të hash një herë në sofrën e tyre dhe shijen e ushqimi që kanë gatuar nuk e harron kurrë. Birjani i tyre është me nam. Po paça? Me një shije të pakrahësueshme. Në këto pak rreshta do të ndalem në dy ëmbëlsira karakteristike, që Dibra i gatuan si rrallë kush. Madje lezeti e shija e sheqerpares dhe e hallvës dibrane është krejt e ndryshme nga të gjitha gatimet qe u bëhen këtyre dy ëmbëlsirave nga të tjerët. Për këtë qëllim paraqes recetën e gatimit te tyre për 10 vetë.

Sheqerparja: Merret një kilogram gjalpë i shkrirë. Në tepsinë që do të vihet ëmbëlsira, zakonisht e rrafshët, futet mielli dhe rrafshohet pa i kaluar anët e saj. Merren edhe 15 – 18 kokrra vezë. Këto janë masat, ose gramatura. Në një tenxhere futen vezët e thyera, nga të cilat dy kokrra me gjithë të bardhën nga të tjerat vetëm të verdhat, që rrihen për t’u përzier. Futet edhe çerek kile gjalpë dhe me këtë zihet mielli. Fut e perzje, fut e përzjej e masa bëhet si rërë. Ky brumë fërkohet përsëri me të dy pëllëmbët dhe bëhet kokrra – kokrra. I futet pjesa tjetër e gjalpit dhe përsëri përzihet mirë. E përzien me dorë me tre gishta dhe kur del brumi është përgatitur tamam. Merret tepsia e lyhet me gjalpë dhe bëhen kokrrat. Masa e një kokrre matet me filxhan. Pastaj merret me dorë dhe kalohet nga njëra dorë tek tjetra. Pjekja e saj bëhet në temperaturë jo të lartë. Merret një kunj shkrepse ose një kleçkë dhe futet në brumë, në qoftë se brumi nuk ngjitet pas kleçke, sheqerparja është pjekur. Pasi e nxjerr nga soba duhet t’i hidhet sherbeti i nxehtë. Pra, duhet sherbeti i nxehtë dhe tepsia e nxehtë. Sherbeti e ka masën : dy sheqer dhe një ujë. Pasi përvëlohet, që sherbeti t’i hyjë mirë, hahet një ditë më pas.

Përgatitja e hallvës për 10 veta: Gramatura e përgatijes së saj është kjo: një kilogram gjalpe i shkrirë. Futet një masë gjalpë, dy masa ujë, një masë e gjysëm miell dhe dy masa e gjysëm sheqer. Gjalpi i shkrirë futet në tenxhere. Futet i giithë mielli, kur soba nuk është me temperature të lartë (tek 2) dhe nis e përzihet me lugë druri. Kur fillon t’i vijë era brumit, merret luga dhe kthehet prapa dhe po fillojë të ziejë ajo që mbetet prapa luge, atëhere është gati për t’u përvëluar. Uji është duke zier (në 95° ) dhe i hidhet ngadale që të mos përvëlohet. Kur hallva përvëlohet, zjarri është më i forti (soba tek 3), kur fillon brumi të mblidhet luga e drurit del e pastër nga brumi. Ja hedhim sheqerin dhe përzihet mirë. Kur fillon gjalpi të ndahet nga brumi ateherë hallva është bërë. Merrët një grusht uje i ftohtë dhe i hidhet sipër.

Ku informacion eshte marre nga Biblioteka e Dibres se Madhe nga autori Dr .Arian Kadiu

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button