Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPeshkopi

Rikthehet acari? Temperatura deri në -17 gradë në Dibër

Share

I ftohti  vijon të ketë mbërthyer qarkun e Dibrës pasi temperaturat gjatë natës kanë zbritur në – 17 gradë celsius.

Problematike situata mbetet në zonat e thella malore ku ka prezencë të madhe të akullit në rrugë.

Fshatrat e Krastës, Ostrenit e Trebishtit si dhe Tërnova e Madhe e Zerqanit janë pa komunikim për shkak të sasisë së madhe të borës dhe akullit në rrugë.

Foto tek Liqeni i Tepces
Tek liqeni i Tepces, Foto Zaim Stermilla

Në Bashkinë e Dibrës fshatrat e Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës etj janë pa komunikim.

Një kafe nga ju!

Back to top button