PërditshmëriPolitikëShqipëria

Rritja çmimeve, çfarë pritet të ndodhë nesër përballë kryeministrisë në orën…?

Share

Rritja e çmimeve në mënyrë të menjëhershme dhe të papërballueshme për qytetarët ka sjellë një reagim nga ana e tyre. Protesta të shumta janë lajmëruar në qytete të ndryshme ku opozita është treguar mbështetëse në reagimin popullor lidhur me këtë fenomen.

Protesta më e madhe pritet ditën e nesërme ku qytetarët shqiptarë do të protestojnë përballë kryeministrisë. Personazhe të njohur kanë shpërndarë në rrjete sociale thirrje për bashkim në protestë në orën 17:00.

Ndërkohe edhe në qytetin e Shkodrës janë zhvilluar protesta ditën e sotme, por pritet që ajo që do zhvillohet nesër të jetë më e bujshme.

Ishte kryeministri Edi Rama ai i cili paralajmëroi rritje të çmimeve. Ndër personazhet e ekranit që do të jetë pjesë e protestës së nesërme është aktori i humorit Florjan Binaj ku së bashku me të pritet të jenë të pranishëm dhe figura të tjerë të njohura.Ndërkohë protesta do të jetë pa organizim mirëpo nuk dihet nëse do të jetë paqësore apo pritet që të ketë përshkallëzime. Ndërkohë policia e vendit ende nuk ka dalë me një plan për atë që do ndodhë pasditen e nesërme.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi dy ditë më parë se qytetarët duhet të përgatiten për krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës.

Startnews.news

 

Një kafe nga ju!

Back to top button