Aktualitet i ditësLajme nga DibraShqipëria

Rruga e Arbrit, distanca Tiranë-Shkup shkurtohet në 210 km

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama bëri me dije se më 29 nëntor do të hapet Rruga e Arbrit. Rama theksoi se i vetmi problem janë vonesat e shkaktuara në Qafën e Murrizit, por pjesa tjetër e rrugës është gati.
“Po të them që jo vetëm që nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë për PPP dhe nuk kompleksohem fare çfarë thoni ju se me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte por faktet flasin. Në 29 Nëntor do të hapet Rruga e Arbrit me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit që ka krijuar vonesa, gjitha pjesa tjetër është gati”, tha Rama.

“Do ndërmarrim përsipër harmonizimin me Maqedoninë për Rrugën e Arbërit. Segmenti Bulqizë-Bllatë ka përfunduar. Kjo rrugë do sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e dy vendeve. Do mundësojë daljen e Maqedonisë në portet tona. Jemi besimplotë se kuptimi i rëndësisë strategjike të këtij aksi është i plotë dhe nga ana juaj dhe në këndvështrimin e mesazhit për forcimin e themeleve të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve është themelor. Por kjo nuk mund të konceptohet pa modernizimin e rrugëve”, kushte deklaruar kryeministri Rama.

Vazhdimi i rrugës së “Arbërit” në territorin e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojë nga kufiri shtetëror në Gjoricë, ku kalohet nga Shqipëria në Maqedoni, përmes luginës së Drinit në vendin e quajtur Zatarajca, poshtë urës së vjetër me harqe të Spiles, e cila është mbuluar nga diga e hidrocentralit të Dibrës së Madhe. Pasi kalon kodrat e Kojnares, rruga vazhdon për në qytetin e Dibrës.

Nga Dibra në drejtim të Gostivarit rruga kalon nëpër grykën e ngushtë të Radikës, duke vazhduar më tej në drejtim të Gostivarit, Tetovës e Shkupit. Distanca nga Dibra deri në Gostivar është 65 kilometra, e nga Gostivari deri në Tetovë 25 kilometra, kurse nga Tetova në Shkup 45 kilometra.

Kështu kjo rrugë do të shkurtonte ndjeshëm distancën Shkup-Tiranë dhe distanca totale do te jetë rreth 210 kilometra.

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” thanë për Portalb.mk se kanë filluar aktivitetet në harmonizimin e bashkëpunimit e zhvillimit infrastrukturor në rrugën e “Arbërit”. Sipas tyre, është shpallur prokurimi për ndërtimin e rrugës rajonale R2246 – 19 kilometra e cila e lidh Dibrën dhe Kërçovën. Punimet pritet të mbarojnë në vitin 2023.

“Në përputhje me Planin e Prokurimit Publik të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për vitin 2021, u shpall prokurimi publik për zgjedhjen e ofertës më të mirë për ndërtimin e rrugës rajonale R2246 që fillon nga Izvor-i (ku bëhet kryqëzimi me rrugën A2) deri te Garski Most, në gjatësi prej 19 kilometrave. Me këtë do të zvogëlohet kohëzgjatja e rrugëtimit mes Kërçovës dhe Dibrës. Ne presim që ky projekt të realizohet deri në fund të vitit 2023″, thanë nga NP “Rrugët Shtetërore”.

Mattv.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: