Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Rruga e Arbrit e mbyllur deri në fund të muajit!

Share

Qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas duhet të ndjekin akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën.

Shoqëria koncensionare njofton se deri më datë 29 nëntor pasi Rruga e Arbrit do të jetë e mbyllur.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se rruga do hapet për qarkullim më 29 nëntor.

Rruga e Arbrit është një ndër rrugët që pritet të bëjë realitet ëndrrën e dibranëve për të shkurtuar kohën e lëvizjes me kryeqytetin./Top Channel/

Nderkoh prej mëngjesit të kësaj të mërkure, forca të shumta të Policisë së Shtetit në disa pika kontrolli kanë bllokuar kalimin e automjeteve përgjatë rrugës së Arbërit. Kjo për shkak se në hyrje të shkallës së Tujanit dhe tunelit të Murrizit do të kryhen punime për asfaltimin e këtyre dy segmenteve. Shoqëria koncesionare “Gjoka” bën me dije se qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Dibrës dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën deri më datë 29 nëntor 2021, pasi rruga do të jetë e mbyllur./Bulqiza ime

Një kafe nga ju!

Back to top button