Aktualitet dhe LajmeBotaLajmi i funditPërditshmëri

Rusi, pamjet dramatike kur nxënësit hidhen nga dritaret, 8 të vdekur dhe 6 plagosur

Share

Të shtëna me armë në një Universitet të Rusisë, pamjet dramatike kur nxënësit hidhen nga dritaret, 8 të vdekur dhe 6 plagosur

Tetë persona u konfirmuan të vrarë dhe gjashtë të plagosur nga të shtënat në kampusin e një universiteti në qytetin rus të Perm. Autori i krimit u kap nga policia. Njerëz të tmerruar u filmuan duke ikur nga një ndërtesë përmes dritareve.

Incidenti ndodhi në Universitetin Shtetëror të Perm, një nga universitetet më të vjetër në Urals. Mediat sociale të shkollës të hënën në mëngjes paralajmëruan të gjithë ata që ishin në kampus të largoheshin nëse ishte e mundur, ose të mbylleshin brenda një dhome.

Sulmi përfundoi me kapjen e autorit, njoftuan autoritetet e universitetit dhe policia. Sipas disa mediave, ai u plagos nga policia.

Hetuesit thanë se sulmuesi është student në këtë universitet. Raportet e mëparshme të pakonfirmuara e identifikuan atë si një 18-vjeçar të quajtur Timur Bekmansurov, i cili dyshohet se bëri komente në rrjetet sociale, ku përshkruante motivet e tij për këtë sulm ekstrem.

 


(BalkanWeb)

Një kafe nga ju!

Back to top button