Aktualitet dhe LajmeBotaLajmi i funditPersonalitete

Sami Mustafa, bamirës i komunitetit shqiptar në Zvicër

Share
SAMI MUSTAFA
Suksesi u takon vetëm atyre që guxojnë të provojnë dhe besojnë në vizionin e tyre.
Komuniteti shqiptar në Zvicër, ka bërë emër të mirë vitet e fundit jo vetëm në fushën e sportit
apo futbollit, por edhe në ndërtimtari, gjë e cila dëshmohet tanimë nga një sërë biznesmenësh dhe sipërmarrësish shqiptar të suksesshën. E tillë është edhe AMBRELLA, kompania që drejtohet nga afaristi suksesshëm zvicerano-shqiptar me origjinë nga Kumanova z.Sami Mustafa.
Me vizionin për të pushtuar së shpejti tregje të reja dhe për të rritur kapacitetin e prodhimit,
z.Mustafa tregon se vizioni i tij është shumë ambicioz. Emri i Sami Mustafës dhe kompanisë se tij Ambrella në Zvicër dhe Maqedoninë Veriore lidhet përveç suksesit në biznes edhe me nisma të ndryshme me fokus bamirësinë. “…çdo vit ndaj një përqindje për bamirësi, mbështetje të sportit, kulturës dhe shumë sferave të
tjera ku mendoj se është e nevojshme…” – thotë ndër të tjera z.Mustafa.
Ju e ndani kohën mes Zvicrës dhe Kumanovës, vende në të cilat operoni me disa biznese. Kur nisi sipërmarrja juaj? Si i kujtoni vitet e para?
Hapat e para biznesor i kam filluar në Zvicër në vitin 1997, ku si çdo fillim që ka vështirësitë e veta, ashtu edhe unë jam përballur me shumë sfida për shkak se të fillosh biznes në një vend të huaj është shumë e vështirë, por që me vendosmëri, punë dhe vetbesim i kam tejkaluar të gjitha. Pas një periudhe të sukseshme në tregun zviceran, pastaj kam vendosur që ta zgjeroj biznesin tim edhe në vendlindje në Maqedoninë e Veriut.
Çfarë është zvicerane dhe çfarë është shqiptare në modelin tuaj të biznesit? Si i keni integruar këto dy kultura të ndryshme?
Fakti që operoj mbi 30 vite në Zvicër më ka bërë që kulturën e punës dhe metodologjinë e saj ta kem gati 100% zvicerne. Korrektësia, saktësia në kohë, sinqeriteti dhe cilësia janë vetëm disa nga virtytet qe e karakterizojnë kulturën zvicerane të punës. Në biznesin tim të gjitha lendët e para që përdorim për prodhim janë të importuara nga Zvicra dhe që me kombinim me kulturën e punës që kam imponuar më ka bërë që të jem i suksesshëm dhe pa konkurencë në tregjet ku veproj.
Cilat janë sfidat profesionale aktualisht dhe cili është vizioni juaj për të ardhmen? Me ritmet aktuale të zhvillimit ekonomik botëror dhe me globalizimin e saj, bizneset që nuk kanë tendencë prosperimi dhe zhvillimi janë të destinuara të dështojnë. Prandaj mundohem dhe kam mision që në vazhdimësi të penetroj në tregje të reja, të rris kapacitetin e prodhimit si dhe të shtrihem edhe në degë tjera të sektorit të ndërtimtarisë. Përveç tregut zviceran që është i pa konkurueshëm në krahasim me tregjet e tjera, mendoj se edhe tregu ballkanik kohëve të fundit është duke ofruar potencial të mirë të punës dhe premton një standard më të mirë.
Ju jeni shumë aktive në jetën sociale, me angazhime në komunitete të ndryshme dhe mbështetje. Duket se filantropia është pjesë e rëndësishme e juaja. Çfarë ju frymëzon që të bëni bamirësi?
Siç e ceka edhe më herët edhe unë kam pas vështërsitë e mia të cilat pa një ndihmë nga bashkëpuntorët e mi dhe njerëzit që më kanë besuar nuk do të kisha arritur në këtë stad që jam tani, prandaj mendoj se në bazë të mundësive që kam dhe rezultateve vjetore të biznesit tim, çdo vit ndaj një përqindje për bamirësi, mbështetje të sportit, kulturës dhe shumë sferave të tjera ku mendoj se është e nevojshme.
Si e pritët ftesën për të qenë pjesë e spektaklit humanitar “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”?
Ftesën për në spektaklin humanitar.. Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” e prita me shumë kënaqësi. Shën Tereza është humanistja më e madhe në të gjithë botën dhe me humanitetin e saj bëri që e gjithë bota të na njohë për të mirë popullin tonë. Është nder dhe privilegj për mua që edhe unë të jap kontributin tim për këtë spektakël kaq madhështorë.
Çfarë do t’u sugjeronit të rinjve që duan të nisin një sipërmarrje, apo duan të kenë sukses në karrierën e tyre?
Të rinjtë të cilët duan të nisin një biznes të tyre ju kisha rekomanduar që sado që të duket e vështirë dhe pavarësisht sfidave me të cilat do të ballafaqohen asnjëherë të mos heqin dorë nga ëndërrat e tyre, të kenë më shumë vetbesim dhe të mos dorëzohen në rast të dështimeve fillestare që mund të kenë, por të ngrihen dhe të tentojnë përsëri. Suksesi u takon vetëm atyre që guxojnë të provojnë dhe besojnë në vizionin e tyre.

Një kafe nga ju!

Back to top button