Aktualitet i ditësLajmi i funditPersonalitetePolitikëShqipëria

Sherr në selinë blu! Mbështetësja e Bashës “përzë” nga PD Albana Vokshin e Evi Kokalarin (VIDEO)

    

Një incident ka ndodhur në selinë e PD mes mbështetësve të ish-kryemninistrit Berisha dhe një gruaje, tashmë e njohur për incidentet, mbështetëse e Bashës.

Pasditën e sotme në selinë blu shkuan demokratja Albana Vokshi dhe Evi Kokalari, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD. Pas mbledhjes së zhvilluar brenda ambienteve ku Vokshi deklaroi se Basha duhet të largohet nga selia pasi është shkarkuar, një përplasje ka ndodhur në dalje të Partisë Demokratike.

Zonja në fjalë, identiteti I të cilës nuk dihet, por u bë e njohur pasi u përplas me mbështetësit e ish-kryeministrit, kur Berisha u rikthye pas Kuvendit në seli, është përplasur me Vokshin dhe Kokalarin, ku ofendimet nuk munguan dhe përplasja për pak u bë fizike.

Mbështetësja e Bashës I ka ndjekur nga pas dy zonjat demokrate duke u kërkuar llogari se pse janë futur në PD dhe duke u kërkuar atyre të largohen. Ishte Vokshi ajo që u mundua të mos përplasej me të pavarësisht toneve të lartë ndërkohë me Evi Kokalarin, zonja në fjalë iu afrua në fytyrë duke kërkuar llogari mbi lëvizjet e saj Shqipëri-Amerikë. /albeu.com/

 

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: