Aktualitet dhe LajmeDiaspora DibraneLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Shoqata Atdhetare Dibra mban zgjedhje per kryetar me date 29 Maj

Share

Njoftim nga Shoqata Atdhetare Dibra:

KUVENDI ZGJEDHOR PËR KRYETAR/E TË SHAD, DO TË MBAHET ME DATË 29 MAJ

Për çështje transparence, Ju njoftojmë që kryetari Dashnor Miftari, bashkë me bordin drejtues, UNANIMISHT KANË MARRË VENDIM QË NUK DO KANDIDOJNË PËR MANDATIN E KATËRT NË KUVENDIN E ARDHSHËM ZGJEDHOR.

Edhe pse në këto gjashtë vite (dy vitet e fundit ishim kryesi në detyrë), suksesi jonë ishte shume i madh, kjo nuk don të thotë që ne jemi të pazëvendësueshëm. Arsyeja e këtij vendimi është që, për të mbajtur Shoqatën Atdhetare Dibra sa më aktive gjatë viteve të ardhshme, nevojitet që kohë pas kohe të ketë një frymë të re, të prezantohen ideja te reja duke sjellur një freskim për të arritur nivele sa më të larta me aktivitetet e SHAD-it.

Njoftim një muaj përpapa kuvendit, është që t’ju japim kohën e duhur për tu organizuar dhe që të paraqisni kandidaturat tuaja për kryetar/e të SHOQATËS ATDHETARE DIBRA!

Simbas statutit të SHAD, Neni 22, në lidhje me kandidimin për kryetar, kanë të drejtë të kandidojë sejcili dibran.

Kandidatët e interesuar munden të paraqesin kandidaturën prej tani ose edhe në ditën e kuvendit.

Shpresojmë që puna jonë e deritanishme të ketë qenë inspirim për gjeneratat e reja që të afrohen të vazhdojnë udhëheqjen e SHAD-it.

Duke falenderuar të gjithë për përkahjen e deritanishme, ju njoftojmë që aktivitet e SHAD-it do të vazhdojmë simbas kalendarit të pregaditur nga bordi drejtues deri në zgjedhen e kryesise së re.

Me respekt,
Kryetari, Dashnor Miftari dhe Bordi Drejtues i SHAD-it!

Back to top button